E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, selektor vetëm për para

Diego Armando Maradona është bërë selektor i Kombëtares argjentinase veçse kishte nevojë për para dhe për një punë. Vendimi i Federatës së Futbollit të Argjentinës ka bërë gabim, kur vendosi ta emëronte si selektor Maradonën.

Kështu mendon legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele. “Me të nën udhëheqje, përfaqësuesja e Argjentinës është kualifikuar me vështirësi në Botëror, por faji nuk është i Maradonës, por i atyre që ia kanë besuar këtë post. Maradona e ka marrë këtë pozitë vetëm pse kishte nevojë për para dhe për punë, jo për diçka tjetër”, ka thënë Pele gjatë një iniciative me karakter publicitar, duke iu referuar presidentit të Federatës së Futbollit të Argjentinës, Julio Grondona.

Pele dhe Maradona konsiderohen si dy futbollistët më të mëdhenj në botë të të gjitha kohëve. Ky edhe është shkaku që ata dy ‘gjuhen’ shpesh me fjalë. Javën e kaluar, Maradona e kishte akuzuar Pelen, i cili dyshonte në aftësitë e Afrikës së Jugut për ta organizuar Botërorin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›