E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marc Anthony braktis Chloe Green

Ish i bashkëshorti i Jennifer Lopez, Marc Anthony është ndarë nga e dashura e tij Chloe Green vetëm pak javë pasi modelja ishte shpërngulur për shkak të tij në Amerikë, shkruan The Sun.

Babai i pesë fëmijëve i ka thënë Chloe-t se romanca e tyre ka përfunduar dhe modelja, 22 vjeçe që është dy vjet më e madhe se vajza e Marc Anothnyt është shpërngulur në shtëpinë e saj në Majami.

Chloe, e bija e Sir Philip që ka një pasuri prej 3.8 miliardë dollarësh, ishte shfaqur për herë të parë me ish të dashurin e J-Los në muajin shkurt.

Thuhet se ishte Sir Philip, ai që aprovoi lidhjen e vajzës së tij me Marcun pasi ai është shok i ngushtë me të.

“Dyshja hyri në lidhje serioze shumë shpejtë dhe mori bekimin edhe të prindërve të saj, por nuk funksionoi”, ka thënë një burim për The Sun.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›