E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi, 57% e gjimnazistëve janë analfabetë

alarmNjë raport i Bankës Botërore tregon nivelin alarmant të situatës së arsimimit të adoleshentëve shqiptarë. Sipas këtij raporti, rreth 57% e gjimnazistëve në vend nuk kuptojnë asgjë nga ato që lexojnë në tekstet shkollore, raporton Shqip.

Duke iu referuar raportit të BB-së, rezulton se 57% e 15-vjeçarëve nuk kanë aftësinë për të kuptuar leximin, jo më për të zbatuar në praktikë njohuritë e marra gjatë viteve të shkollës së mesme, që konsiderohet me ligj si arsimi bazë.

Sipas studimit, kjo shifër tronditëse raporton se të rinjtë shqiptarë janë analfabetë funksionalë me plot kuptimin e fjalës.

Nxënësit shqiptarë, në testime të standardizuara ndërkombëtare, arrijnë nivel të ulët të rezultateve për sa u takon aftësive dhe njohurive, kryesisht në matematikë, por edhe në shkencat e tjera./b.l

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›