E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfilata e yjeve në Shtëpinë e Bardhë

Sfilata e yjeve dhe figurave të njohura në darkën e korrespondentëve organizuar nga Shtëpia e Bardhë, është zhvilluar në hotelin Hilton.

Të ftuar kanë qenë nga më të famshmit e Hollywood, si Steven Spielberg dhe Michael Douglas,  këngëtarët si Katy Perry me fustan jeshil dhe kompozitori i Gangnam Style, Psy, politikanë të ndryshëm si ministri i Drejtësisë Eric Holder i shoqëruar nga bashkëshortja.

Sigurisht ndër të ftuarit ishte edhe Barack Obama, shakaxhi dhe i buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes, i cili nuk ka kursyer ironinë ndaj republikanëve dhe gjithmonë në formën e shakasë ka treguar një fotomontazh të tijin me një balluke njësoj si ajo e Michelle, prezente në sallë.

Yjet ishin përkujdesur që të kishin një veshje të bukur, disa nga personazhet kanë rënë në sy për veshjet, duke e filluar që nga artisja amerikane Barbara Streisand, veshur me një fustan shumë të hapur tek pjesa e dekoltesë.

Sharon Stone, e penalizuar nga një truk shumë portokall, dhe  ngjyra e zezë në veshje.

Aktorja Nicole Kidman ishte njëra prej të ftuarave ,e cila shkëlqente  me një fustan të shndëritshëm.

Një fustan i jashtëzakonshëm ngjyrë jeshil ishte i veshur nga këngëtarja Katy Perry.

Emra të tjerë të cilët ishin tepër elegant dhe shik mund të përmendin edhe sofia  apo edhe të tjerë të ftuar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›