E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marçelo Lipi: “Nuk kemi yje!”

Italia zhgënjeu kundër Zelandës së Re, duke e mbyllur takimin në barazim 1-1 dhe rrezikon kalimin në grup. “Bëmë shumë pak nga gjërat që dimë të bëjmë”, - tha trajneri Marçelo Lipi pas ndeshjes.

“Zelanda e Re kaloi në avantazh në rastin e parë që iu paraqit. Na mungoi qartësia, por dhe fati.

“Ishte një ndeshje që duhet ta fitonim dhe nuk bëmë gjëra të mëdha”.

Mungesa e Andrea Pirlo u ndje shumë.

“Ai është një lojtar i madh dhe do të na jepte një dorë, por nuk është akoma gati. Nuk jam i penduar me zgjedhjet e mia. Nuk kemi fenomene në shtëpi që mund të zgjidhnin problemet që patëm sot nuk ishin”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 20 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›