E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. F, Itali – Zelanda e Re 1-1

WORLD CUP 2010 - Kampionia në fuqi e botës, Italia, zhgënjeu sërish në barazimin e dytë 1-1, kësaj radhe ndaj një ekipi modest si Zelanda e Re.

“All Whites”, të renditur në vendin e 78-të në FIFA, shënuan në minutën e 7-të me anë të Shane Smeltz, i cili shfrytëzoi një gabim të tmerrshëm të kapitenit të Italisë, Fabio Cannavaro.

Riccardo Montolivo goditi shtyllën për Italinë në minutën e 27-të, përpara se Vincenzo Iaquinta të barazonte me penallti në të 29’, kur Tommy Smith rrëzoi poshtë Daniele De Rossi në zonë pas një goditje nga këndi.

Mesfushori i Italisë, Daniele De Rosi, u zgjodh nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Pas ndeshjeve të dyta, Paraguai udhëheq grupin F me katër pikë, Italia dhe Zelanda e Re kanë nga 2 pikë dhe në vend të fundit me një pikë.

Në ndeshjet e fundit, Italia do të sfidojë Sllovakinë të enjten dhe Zelanda e Re do të përballet me Paraguain.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 20 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›