E Diel, 1 Nëntor 2026

Margaret Shllaku, Dua te jem pjese e televizionit, ekrani me jep siguri

E kemi pare ne skene si modele, me pas si figurant te disa klipeve muzikore dhe se fundmi, si perfaqesuese e Shqiperise dhe Kosoves ne eventin "Top Model of the Eorld", mbajtur ne Egjipt. Po flasim per Margaret Shllakun, 18-vjecaren, e cila duket se eshte kthyer ne nje personazh mjaft terheqes per publikun shqiptar. E qeshur, mjaft e dashur dhe me direktiva te qarta persa i perket botes se modes, Margaret eshte njohur ne kete fushe qe ne moshe te vogel ne Greqi, Itali dhe Spanje . I gjithe rrefimi i saj ne kete interviste ka te beje me menyren se si ajo e sheh boten e televizionit, spektaklit dhe idete e saj per projektet e reja. Gjate bisedes me te, kuptojme qe Margaret eshte nje vajze me ambicie, mjaft e kujdesur ne ato qe thote dhe qe nuk pranon te adhuroje askend, pervec punes se saj. Nje rrugetim mes baletit, modes dhe botes se televizionit e bejne Margaret nje 18 -vjecare te kompletuar dhe me shume arritje ne nje moshe te re.

Margaret, para pak ditesh keni perfaqesuar Shqiperine ne “Top model of the Eorld”. Si e cilesoni kete eksperience?

Jam me te vertete me fat, qe m’u caktua mua per ta perfaqesuar Shqiperine ne Egjipt. Kete eksperience e cilesoj si nje mundesi e mire afirmimi ne fushen e modelingut dhe nje celes drejt sukseseve te tjera.

Cili eshte sekreti i formave te bukura fizike qe keni?

Sekreti kryesor per te pasur dhe ruajtur format e bukura fizike, krahas faktorit gjenetik eshte padyshim frekuentimi i palestres, ushtrimeve te ndryshme per linjat dhe sigurisht nje diete e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta.

Cila mendoni se eshte arma juaj me e forte si modele ?

Mendoj se eshte publiku qe duhet te vleresoje armet e mia ne ekran, sepse une nuk kam vetem nje arme, kam komunikimin, paraqitjen skenike dhe mendoj se ato nderthuren mjaft mire me njera-tjetren. Nuk dua te tregohem modeste, por eshte ende shpejt te tregoj avantazhet e mia. Dua qe cdo gje t’ia le kohes. Por mund te them se TV me jep siguri dhe eshte ajo qe dua te bej ne keto momente.

Fillimet tuaja ne modeling, sa te veshtira kane qene ?

Nuk besoj shume ne fat ne kete pjese. Une mendoj se fati eshte si ta besh. Une dhe e kam ndjekur dhe me ka ndjekur, kane qene shume gjera se bashku qe me kane cuar drejt ekranit te TV. Cdo gje ka qene dhe eshte e veshtire, por fale talentit dhe vullnetit tim ia kam dal mbane. Do t’ia dal gjithnje. Sa here te kem oferta per emisione te ndryshme nuk do t’i refuzoja.

Ne keto momente po shijon famen, apo suksesin?

Te shijosh frytet e punes tende eshte dicka shume e bukur dhe domosdoshmerit qe televizioni ka edhe famen brenda, keshtu them t’i shijoj te dyja. Eshte heret te flas per suksese te medha, apo te vogla. Dua qe shkallet e mia te ngjiten ngadale. Jam drejt nje rruge te tille dhe shpresoj te jete nje rruge shume e gjate.

Si vishesh ne jeten e perditshme ? Po veshjet e femrave shqiptare si te duken?

Veshja ime eshte gjithmone ne varesi te programit ditor qe kam. Nese eshte nje dite shkolle, normalisht e veshur sport dhe praktike. Nese programi ditor kerkon dicka me klasike, apo moderne, sigurisht qe i pershtatem eventit. Ndersa sa i takon pjeses tjeter te pyetjes, nese flasim per femra qe jane imazhe mediatike them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit jane te mire informuara. Nese flasim per vajzat e vogla, e teprojne pak me veshjen e paradites, ose ne shkolle. Mendoj se eshte bukur t'i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shume kujdes ne kombinimin e veshjes me stilin qe te perket dhe dites qe kemi perpara.

Thashethemet, te prekin kur degjon te thuhen per ty ?

Thashethemet ne momentin e pare prekin kedo. Kur i analizon dhe i mendon me gjakftohtesi, kupton qe behet fjale vetem per fjale boshe dhe pa baze i anashkalon. Njerez te boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej. Nese nuk kane gje me te mire per te bere ne jeten e tyre se, te merren dhe te fantazojne per dike tjeter, sigurisht qe nuk do te mundem une t'ua ndryshoj mendimin, ose rutinen e perditshme.

Cfare e ben nje modele te suksesshme sipas teje?

Ne radhe te pare e ben vetem kembengulja dhe ambicia per te arritur aty ku ajo deshiron. Eshte shume e thjeshte te behesh kengetare sot, por e veshtire te arrish suksesin dhe famen. Une personalisht kam tre parime ne jete, te synoj me te miren, te punoj me shpirt per ta arritur dhe me pas te shijoj ate cka kam arritur. Nuk duhet kurre te kenaqesh me pak, gjithmone duhet te kerkosh ate qe meriton edhe pse pak e veshtire ne ditet e sotme.

E re ne moshe dhe me perspektive per suksese te metejshme, ky quhet guxim?

Edhe guxim, edhe pune, edhe enderr, edhe nje horizont drejt te ardhmes sime. Perqindja e guximit eshte e madhe, por 100 % eshte puna ime, pasi endrra tashme po behet realitet. Me pelqen te qendroj tek e para, pasi po nuk guxove nuk arrin te mesosh as suksesin, as deshtimin. Njeriu mundohet t'i kete te dyja keto gjera dhe mes tyre te beje nje balance te ndershme.

Jeni per martese, apo bashkejetese ?

Martesa edhe pse bazuar ne skema shume primitive eshte institucioni me i mire dhe i pazevendesueshem. Eshte qeliza baze e nje shoqerie te ekuilibruar. Nga familja edukohen femijet. Ndersa bashkejetesa per mua e prish ne menyre te terthorte martesen. Zakonisht arsyet pse i shtyjne njerezit te bashkejetojne jane qe ta njohin me mire njeri- tjetrin, por per mua nje njeri mund ta njohesh edhe pa bashkejetuar. Dy njerez te dashuruar rrine dhe harxhojne kohe te mjaftueshme me njeri-tjetrin aq sa per t’u njohur, nuk kane pse te shkojne si me kusht per te bashkejetuar.

Modelingu per ju eshte pasion, profesion, apo biznes ?

Profesioni eshte i pandashem nga biznesi, ecin bashke dhe per te qene te suksesshem kerkohet dhe faktori pasion. Ose pasioni mban gjalle profesionin dhe i jep kuptim dhe shije biznesit.

Kush eshte idhulli juaj ne fushen e modes?

Nuk kam ndonje idhull dhe nuk do te doja te kopjoja dike. Perpiqem te jem sa me origjinale dhe nuk dua te adhuroj askend. Adhurimi im i perket fese sime. Jam teper e kujdesshme ne keto gjera, idhujt per mua s’kane vend.

Modelingu, nje talent per ju apo nje mundesi e mire per te kapercyer drejt ekraneve shqiptare?

Modelingu eshte nje tjeter pasion i imi, te cilin e bej me shume deshire mendoj qe te dyja qendrojne. Jane qe te dyja nje mundesi shume e mire per te hyre ne boten e shoe-t dhe te kultures, nje gje qe une e kam deshiruar gjithnje madje qe i vogel. Modelingu ka nisur shume heret per mua dhe me ka pelqyer shume. Une kam perfaqesuar Shqiperine ne shume evente dhe kompeticione mode, permend ketu: Albania Fashion Eeek, Miss Univers Albania , Super Model of Albania, etj.. Gjithashtu kam qene pjesemarrese ne disa klipe muzikore. Eshte nje fushe qe nuk do ta braktisja kurre.

Jeta private, si po shkon ?

Jeta private shkon shkelqyer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›