E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimet mjekesore, Abazaj: Te demshperblehen pacientet

Ankesat ndaj mjekeve kane ardhur ne rritje dhe kjo jo per perkeqesim te punes ne spitale, por sepse ka nje ndergjegjesim te pacienteve. Ankesat konsistojne ne pergjithesi lidhur me diagnoza te gabuara, per vdekje te semuresh ne spitale, nderkohe qe nuk ka ankesa per korrupsion. Sipas Presidentit te Urdhrit te Mjekeve, Dine Abazaj, ankesat jane kryesisht per percaktim te gabuar te diagnozes, vdekje ne spitale, deme te shkaktuara nga diagnostikimi i keq, zgjatje te qendrimit ne spital, gjymtime, etj. Kete fakt e konfirmon Urdhri i Mjekut ne Tirane, ku perfaqesuesit e saj raportojne se jane rreth 30 ankesa te pacienteve ndaj mjekeve te ndryshem, ne vecanti ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”. “Kryesisht jane ankesa per diagnoza te gabuara dhe vdekje te semuresh ne spitale. Dhe deme sigurisht qe u ka shkaktuar diagnostikimi, kohezgjatja e qendrimit ne spital, gjymtimet",- tha Din Abazaj, president i Urdhrit te Mjekut. Nga ana tjeter, Abazaj thote se duhet te kete urgjentisht nje ligj per demshperblimin e pacienteve. Ne rastin e gabimeve mjekesore, pacienti duhet te paguhet per demin qe i eshte bere nga institucioni shendetesor. “Per gabim mjekesor, evidentohet gabimi, nxirret konkluzioni qe eshte gabim, dhe qytetari normalisht duhet te kerkoje jo devijimin e mjekut po duhet te kerkohet te shperblehet per ate qe i eshte shkaktuar ne spital, pavaresisht se eshte gabim mjekesor. Te behet nje ligj i posacem qe institucioni shendetesor te sigurohet, qe qytetaret te demshperblehen per ate qe pesojne nga sherbimi shendetesor",- tha Abazaj. Nderkohe te dhenat e deritanishme kane treguar se asnje prej mjekeve nuk eshte penalizuar ne rastet e gabimeve mjekesore te ndodhura, qofshin keto ne salla operacioni apo ne percaktim diagnoze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›