Të shtëna me armë drejt banesës së kreut të PS në Prezë, i digjen 2 makina në oborr
TIRANË- Cënohet sërish prona e familjes Kajmaku, kreut të Partisë Socialiste në Prezë. Rreth orës 05:00 në drejtim të banesës së tij në Fushë-Prezë dhe ato të kushërinjve janë është qëlluar me breshëri armësh.
Ambientet jashtë banesës janë spërkatur me benzinë, ndërkohë që janë djegur pjesërisht edhe dy makina të kësaj familje me targa AA025CZ dhe TR 9696 R.
Nga vendngjarja gazetari Spartak Koka raporton se, familja e tij është e trembur dhe nuk ka dashur të prononcohet për mediat, por jashtë kamerave ata deklarojnë se policia iu kishte dhënë siguri se do t’i mbronte.
Aktualisht pranë familjes ndodhen drejtues të lartë të policisë, të cilët kanë bërë edhe ekspertizën e nevojshme. Po ashtu të pranishëm janë edhe deputetët e PS, Pandeli Majko dhe Artan Gaci.
Dy ditë më parë i është vënë zjarri banesës dhe biznesit të luleve të familjes, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, vetëm dëme materiale, që sic deklaroi Lavdim Kajmaku për News 24 shkojnë deri në 200 mijë euro. Ai u shpreh më herët se nuk ka pasur konflikte me asnjë person, ndërsa thekson se ngjarja ka pravijë politike.
(ma.ar/BalkanWeb)