Topi, dekrete, shkarkohen Vladimir Qiriazi, Kudret Çela, në rezervë Arian Zaimi

Presidenti Topi ka dekretuar shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të zv.komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Vladimir Qiriazi. Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës thuhet si më poshtë:
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 8 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes,d e k r e t o j shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në reserve të Gjeneralbrigade Vladimir Qiriazi, Zëvendëskomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.Presidenti Topi ka dekretuar gjithashtu shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë edhe të Kundëradmiral Kudret Çela, Komandant i Forcave Detare si dhe nxjerrjen në rezervë të Gjeneralmajor Arian Zaimi, me detyrë këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes.
Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë.