E Diel, 1 Nëntor 2026

Pervoja nuk mungon - Menaxhimi i integruar i kufirit Kosove-Serbi

DW Zoti Guda cfare nenkupton menaxhimi i integruar i kufirit

Guda Menaxhimi i integruar i kufirit eshte nje forme e avancuar e kontrollit dhe mbikeqyrjes se kufirit. Ky eshte nje standard qe zbatohet ne shtetet evropiane por edhe ne SHBA. Une personalisht e kam vizituar nje pike kufitare ndermjet SHBA-se dhe Kandase ku zbatojne nje marreveshje per menaxhim te integruar te kufirit. shte nje bashkekoordinim i agjencive qe merren me kontrollin dhe mbikeqyrjen e kufirit dhe qellim te vetem lehtesimin e qarkullimit te njerezve dhe mallrave permes kufirit duke garantuar shkalle te larte te sigurise dhe kontrollit.

DW fare pervojash ka Kosova me vendet fqinje te saj ne menaxhimin e integruar te kufirit

Guda Menaxhimi i integruar i kufirit reflektohet ne disa forma ne kontroll ne mbikeqyrje ne shkembim te informatave ne analize te rrezikut dhe Kosova e ka nje pervoje deri tani. Ne kemi menaxhim te integruar te kufirit me Republiken e Shqiperise bejme kontroll te perbashket kufitar me procedura te perbashketa ne piken e kalimit kufitar ne Vermice. Kemi menaxhim te integruar te kufirit me Maqedonine bejne kontroll te perbashket te kufirit me patrulla te perbashketa.

DW Bazuar ne kete pervoje qe thoni dhe bazuar ne rrethanat qe ka Kosova ne raport me Serbine sa mund te zbatohet marreveshja per menaxhimin e integruar te kufirit me Serbine

Guda Per te bere nje menaxhim te mire te integruar te kufirit duhet te jete vullneti i dyanshem dhe nese ka vullnet nga te dyja shtet ajo mund te realizohet shume mire dhe shume lehte sepse gjithcka eshte reciproke. ka vlen per njeren pale vlen edhe per palen tjeter. Prandaj nese palet jane te interesuara qe ta ngrene cilene e kontrollit kufitar kjo mund te realizohet.

DW A ka pasur deri tani policia kufitare e Kosoves komunikim me policine e Serbise

Guda Jo nuk ka pasur komunikim nuk kemi bashkepunim nuk kemi bashkerendim te veprimeve. Policia e Serbise cdo veprim dhe bashkepunim e ka vetem me policine e misionit EULEX.

DW Atehere a ka pasur policia e Kosoves qasje ne informatat qe ka shkembyer misioni EULEX me policine e Serbise

Guda Po. EULEX cdo bashkepunim qe e ben me policine e Serbise informatat ia percjell policise se Kosoves

DW Bazuar ne keto qe thoni si parashihet te funksionoje ne planin operativ marreveshja per menaxhimin e integruar te pikave kufitare Kosove-Serbi

Guda Deri tani eshte arritur nje marreveshje me nje deklarate politike ndersa ne planin operativ akoma duhet te punohet duhet te behet nje protokoll ne te cilin duhet te percaktohen te gjitha detajet teknike dhe operacionale sesi do te duket nje menaxhim i integruar i kufirit. Prandaj duhet te punohet nje plan shume i detajuar nje protokoll teknik. Te tille ne kemi me Shqiperine ku e bejme kontrollin me procedura te perbashketa ne piken kufitare ne Vermice ku percaktohen sakte te gjitha veprimet qe duhet te kryhen nga autoritetet ne ate pike te perbashket kufitare.

DW Ka zera qe thone qe ne dy pikat kufitare me Serbine ne veri te Kosoves ne Jarinje dhe Bernjak do te kete police te Kosoves por vetem pjesetar te komunitetit serb dhe jo te etnive tjera. Sa eshte e vertete kjo

Guda Perseri po them se kjo percaktohet ne protokollin teknik qe hartohet ndermjet paleve sepse ne protokollin teknik duhet te percaktohet edhe proporcioni teknik i personelit i burimeve qe do ta bejne ate kontroll. Prandaj eshte ceshtje qe percaktohet sakte vetem ne protokoll. Por nuk mund te ndodhe qe te kete vetem pjesetar policore te nje etnie sepse ne edhe para kesaj marreveshje ne pikat e kalimit ne Jarinje dhe Bernjak kemi pasur oficere policie nga te gjitha etnite.

DW Zoti Guda ne baze te marreveshjes per menaxhimin e integruar te kufirit Kosove-Serbi a nenkupton qe policia e Kosoves e kontrollon kufirin Kosove-Serbi

Guda Me kete marreveshje ne i kontrollojme pikat e kalimit te kufirit ndersa pjesa kufitare pjesa e vijes se gjelber edhe me tej kontrollohet dhe mbetet kompetence e KFOR-it e forcave paqeruajtese te NATO-s.

Intervistoi Bekim Shehu / Prishtine

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›