E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mariglen Çika, 17-vjeçari që e quan veten pasardhës të Majkëll Xhekson-it



E quan veten pasardhësin shqiptar të Majkëll Xheksonit, pasi gati një vit më parë, kur ylli i pop-it u nda nga jeta, Mariglen çika, një adoleshent 17-vjeçar nga Durrësi, tregon se u ndie “Majkëll”. Ndjek studimet në një shkollë profesionale, por tashmë në garderobën e tij varen këmishat e bardha, bluzat me shkëlqim, kapelet e zeza dhe këpucë me majë. Madje pohon se ka ndryshuar mbiemrin në Jackson, ndërsa është duke planifikuar një koncert në 1-vjetorin e vdekjes së këngëtarit më 25 qershor. “Gjithçka nisi me ecjen magjike mbrapsh “moonwalk”, dhe ndihem i dashuruar me kërcimin e tij. Tani mund të quhem edhe pasardhës i Majkëllit, sipas stilit tim që unë e sjell në skenë sepse nuk mund ta quaj me veten imitues por kërcimtar”, thotë Marigleni. Për këtë koncert, që pritet të mbahet në sheshin “Taulantia” në Durrës, ai do të dalë me stil veshjesh të viteve ’80-90-të, dhe me modelin e flokëve që Majkëll kishte në vitin 1995. “Unë pothuajse e njoh të gjithë muzikën e tij dhe në koncert së bashku me një grup koreografik do të kërcejmë këngët e mia të preferuara; “Billie jean”, “Smooth criminal”, “Beat it”, “Man in the mirror”, “Dangerous”. Po çfarë e bën të jetë kaq i sigurt për të marrë një nismë të tillë?! “Dua të ri sjell mesazhet e tij të dashurisë për botën dhe pamjen e tij fizike, pasi mendoj se i ngjaj vërtet”, përfundon Marigleni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›