E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adela dhe Sinani bashkë në Pub



Disa muaj më parë u fol në media për një kontradiktë mes këngëtarit Sinan Hoxha dhe Adela Xhamanit. Historia ishte pak a shumë kështu; thuhej se Sinani i kishte propozuar Adelës që të bënte prezantuesen në koncertet e tij, kryesisht jashtë shtetit dhe siç e dini koncertet e tij janë të shumta. Këngëtari ka disa vite tashmë që i ka të gjitha fundjavat e zëna. Mirëpo në atë kohë, Adela e cila sapo kishte dalë nga “Big Brother” dhe kishte plane në televizion, nuk e kishte pranuar këtë propozim. Më pas, pat disa disinformime sikur Adela në fakt nuk e kishte pranuar ofertën e Sinanit, pasi i ishte dukur e rëndomtë dhe më pas ishte Sinani që e sulmoi atë duke i thënë se njerëzit që dalin nga “Big Borther” janë një hiç para meje, që kam punuar shumë për të mbërritur këtu ka jam. Dhe ja ku na vijnë këto fotografi nga paparaci ynë, për të kuptuar se në fakt asgjë nga ato që thuhej dhe shkruhej nuk është e vërtetë. Vetë Adela, por edhe Sinani, pohojnë se nuk janë prononcuar asnjëherë në shtyp për marrëdhëniet mes njëri0tjetrit. Përkundrazi, ata e respektojnë njëri-tjetrin për punën që bëjnë dhe ndjejnë keqardhje, që për shkak të impenjimeve nuk mund të frekuentohen aq shpesh sa do të dëshironin. Të shtunën e kaluar, Adela, Bjordi, Sinani dhe Valbona Mema ishin te ”Magic 4", ku përveçse u kënaqën duke kërcyer me muzikën popullore, kënduan të katërt duke kënaqur kështu të gjithë klientët e lokalit. Ndërkohë që Sinani vazhdon me sukses karrierën e tij si këngëtar i muzikës popullore, kryesisht të Shqipërisë së Mesme, Adela dhe Bjordi sapo kanë mbaruar me programin “Dancing with the stars”, për të startuar madje që në verë me një projekt të ri. Gjithashtu çifti që bëri për vete kaq shumë shqiptarë, nuk e ka ndërmend të lërë pas dore pushimet e verës, të cilat i kanë planifikuar në Turqi, Itali dhe bregdetin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›