Qerimaj renditet i nenti, Kodra zhgenjen serish
Renditet i pari ne grupin B peshengritesi shqiptar Erkand Qerimaj, i cili arrin te beje nje paraqitje te mire duke u renditur i nenti ne bote ne peshen e tij. Pas perfundimit te gares ne peshen 77 kg, peshengritesi shqiptar kishte rezultatin me te mire ne total me 341 kg. Qerimaj ne stilin e shkeputjes u rendit i dyti pasi ngriti peshen 154 kg, ndersa ne stilin e shtytjes u rendit ne vendin e pare, pasi ngriti peshen 187 kg. Per te pare renditjen perfundimtare te peshengritesit shqiptar duhet pritur perfundimi i gares te Grupit A, ne te cilin garojne peshengritesit me te mire te perzgjedhur nga e gjithe bota per peshat 77 kg. Nderkohe, sportistja Lindita Kodra nuk ka arritur te kualifikohet per ne finale, pasi eshte renditur e 35-ta ne provat kualifikuese ne garen 25 metra pistolete duke zhgenjyer teresisht pasi pritej me teper nga ajo. Qitesja shqiptare ka arritur te grumbulloje nje total prej 283 pikesh pas 3 serive gjuajtjesh. Pas renditjes ne vendin e 40-te ne garen 10 metra pistolete me ajer, kjo eshte gara e dyte ne te cilen, qitesja shqiptare nuk ka arritur te perserise rezultatet e saj me te mira. Ne vendin e pare ne kete gare u rendit qitesja kineze Cen Jing, e cila arriti ne finale nje total prej 793.4 pikesh.