Festivali i filmit Minarolli Ka filma fonde jo

2011-ta duhet të jetë viti i festivalit mbarëkombëtar të filmit për kinematografinë Shqiptare. Qëndra Kombëtare e Filmit kërkon t’a kthejë këtë në objektivin kryesor, pasi kanë kaluar 5 vite nga festivali i mëparshëm i filmit shqiptar. Drejtori i qëndrës Artan Minarolli ka hedhur idenë që ky festival të përfshijë të gjithë filmat shqipfolës.
"Ne kemi obligim për ta bërë këtë vit, sepse festivali i filmit shqiptar ka pasur një ritmikë një herë në pesë vjet. Në fakt i bie që festivali shqiptar të jetë i 13-ti, pavarësisht se unë e kam ndryshuar emrin dhe e kam quajtur 'mbarëkombëtar'. Unë imagjinoj këtë festival që të jetë festivali i filmit shqipfolës. Domethënë edhe sikur dicka të jetë folur në shqip, edhe sikur të ketë të bëjë një histori qoftë dhe në përqindje jo e tëra shqiptare, atëherë do ta konsiderojmë një film që i takon të futet në këtë festival", tha Artan Minarolli, drejtor i QKK.
Sipas Minarollit, në 5 vitet e fundit janë prodhuar mjaftueshëm filma për pjesmarjen në një festival, madje edhe konkurimin në disa seksione. Problemi i vetëm i mbetet sigurimi i fondeve.
"Meqënëse ana financiare është shumë delikate këtë vit, për arsye të shkurtimeve që kanë patur të gjitha institucionet buxhetore, kjo e vë më shumë në rrezik këtë, po ne gjithmonë kemi shpresë se do kemi një shtesë, apo një mbështetje për këtë festival, sepse unë e quaj shumë të rëndësishëm. Dhe për imazhin e Shqipërisë është shumë i rëndësishëm", tha Minarolli.
Pas viteve '90, kinematografia shqiptare nuk ka mundur të përfaqësohet në një festival të përvitshëm filmi kombëtar. Në një vit nuk prodhohem më shumë se një apo dy filma artistik. Pak më i madh është numri i filmave me metrazh të shkurtër.
Aurela Papadhima