E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes shqiptaresh ne Itali. Vdes 40- vjecari

Sherr me pasojë vdekjen mes dy shqiptarëve në Itali. Ardjan Shehag, 40- vjeç,  ka humbur jetën pasi është qëlluar me pistoletë nga bashkëkombasi i tij në një lokal në provincën Macerata. Ngjarja ka ndodhur para syve të baristit i cili po u shërbente. Nuk dihen ende motivet që çuan në fundin tragjik të 40- vjecarit, ndërsa është vënë në pranga autori, 26 vjec me iniciale A.U.

Viktima kishte rifituar lirinë prej pak ditësh pasi kishte kryer dënimin me arrest shtëpi për krime kundër personit, ndërsa i riu njihej si person me precedentë penalë për drogë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivin që çoi dy shqiptarët në sherrin e ashpër dhe më pas vdekjen e 40- vjeçarit Shehag.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›