E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iken Sneijder Interi synon Rossin

Telenovela përfundoi. Edhe këtë herë është bashkëshortja e Ëesley Sneijder, ajo që konfirmon “divorcin” ndërmjet mesfushorit dhe klubit zikaltër.

Për mediat holandeze, Yolanthe deklaroi se “çifti është gati të largohet nga Milano. Ndoshta prej muajit janar”.

E pyetur për destinacionin, ajo nuk tha asgjë konkrete, por vetëm theksoi se “janë në kërkim të një vendi të bukur për të ngritur familje”.

Paris Saint Germain mbetet në “pole” position për të blerë Sneijder. Francezët kanë para për kartonin, mund të plotësojnë kërkesat financiare të lojtarit dhe tui garantojnë një rol protagonisti.

Alternativat janë Tottenhami dhe dy skuadrat e Manchesterit në Angli, rusët e Anzhit, por edhe turqit e Fenerbahce-s.

Largimi i Sneijder do të shoqërohej me të paktën një blerje te Interi. Zikaltërit synojnë të afrojnë prej merkatos së janarit sulmuesin Giuseppe Rossi. 25-vjeçari që luan me Villarealin kërkon të kthehet në Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›