E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale dy anet e medaljes

Cliron miliarda leke por rrezikohet nga krimi. Zv.ministri Rushaj Nuk kemi studim

Amnistia fiskale nisi te diskutohej per here te pare ne fillim te viteve 2000 kur biznesi dhe ekonomia ishin duke perjetuar momente pozitive zhvillimi. Problemi per qeverine socialiste ne ate kohe ishin institucionet monitoruese financiare si FMN-ja te cilet ishin kunder. Ceshtja nese duhet apo jo po rikthehet serish ku pergjate vitit 2010 ka pasur nje sere takimesh biznes-qeveri ndersa FMN-ja ka dhene lejen ne parim. Mungesa e likuiditetit dhe kriza i shtyne palet te nisin negociatat dhe tashme ndodhen ne fazen e hartimit te paketes. Diskutimet e para zyrtare filluan ne janar te ketij viti kur Dhoma e Tregtise se Tiranes paraqiti kerkesen per hartimin e projektit ndersa pergjigjja e kreut te Financave Bode ishte e menjehershme pro fteses. Pergjate ketij viti jane zhvilluar nje sere takimesh shqyrtuar disa modele ndersa Dhoma e Tiranes ka bere propozimin e fundit zyrtar zbatimin e amnistise kundrejt detyrimit tatimor 3 per qind.

Alfred Rushaj zv.ministri i Financave qe mbulon pjesen e politikave fiskale dhe perfaqesuesi i pales shtet ne takimet e para te janarit me biznesin ku nuk munguan profesore te ekonomise thote se jane pjekur kushtet per te zbatuar nje amnisti te pergjithshme fiskale. Rushaj shprehet personalisht pro amnistise por nga ana tjeter pranon se nuk ka ende nje studim te plote rreth efekteve qe mund te jepte zbatimi i saj ndersa nga biznesi nuk ka nje projekt te qarte dhe te plote.

Gjithsesi me syrin e eksperteve ekonomiste zbatimi i amnistise shikohet e mira dhe e keqja e procesit. Sipas tyre amnistia cliron qindra miliarda leke per ekonomine biznesi ndihet me i paster ne raport me shtetin ndersa ky i fundit arketon shuma te konsiderueshme. Megjithate ata nuk harrojne te permendin disavantazhet e amnistise duke e lidhur me dobesimin e konkurrences dhe besimit te biznesit ndaj shtetit.

Artan Gjergji drejtor i Fondacionit per Liri Ekonomike parashtron argumentet pro dhe kunder amnistise. Sipas tij amnistia eshte reforme per formalizmin e ekonomise si dhe shton kapitalet dhe elementet pasurore te ligjshme te bizneseve. Tjeter element eshte se disiplinon sjelljen e taksapaguesve sikurse nuk duhet harruar fakti se amnistia sherben si nje katalizator per te thithur dhe joshur investime e kapitale te reja drejt ekonomise sone thekson Gjergji. Por ai shton se amnistia mund te shfaqe disa fenomene negative. Kjo politike mund te jete mjet per pastrimin e parave lsquote pista si dhe krijon nje impakt te rende psikologjik te subjektet tatimpaguese te rregullta tha eksperti Gjergji. Per studiuesit ekonomiste eshte shume i rendesishem reagimi i biznesit pas amnistise pasojat qe le mbi to duke e lidhur me faktin se nje politike e tille mund te rrenjose te subjektet perfituese bindjen se lsquokush fal nje here fal edhe dy.

Arjana Berberi rektore e nje universiteti specialiste e financave publike dhe ish-zv.ministre e Financave e trajton prere ceshtjen e amnistise. Sipas saj nga amnistia dalin te fituar si shteti ashtu dhe privati. Zgjeron bazen e takses sepse shume tatimpagues rikthehen ne sistemin e taksave si dhe gjeneron ne terma afatshkurter dhe afatgjate te ardhura per qeverine jane disa nga argumentet pro te permendura prej Berberit. Ashtu si ekspertet e tjere edhe Berberi mendon se zbatimi i nje amnistie i krijon biznesit nje ide fikse se do te kete te tjera shanse. Godet besimin dhe mundet qe disa pagues te rregullt te fillojne te bejne evazion fiskal. Taksapaguesit mund te kerkojne amnisti te tjera te cilat kane efekte negative ne tax compliance dhe gerryejne bazen e takses tregon ekspertja e financave duke shtuar se amnistia mund te ule moralin e pagimit te taksave sepse paguesit e ndershem ndihen keq.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›