E Diel, 1 Nëntor 2026

Mario Vargas Llosa Mendoja se me kishin harruar

Akademia Suedeze e cmimeve Nobel ka shpallur dje fituesit e cmimit per Letersine. Peruani Mario Vargas Llosa fitoi cmimin e rendesishem letrar ndryshe nga sa ishte parashikuar e perfolur. Edhe per vete shkrimtarin kjo fitore ishte nje surprize. Mendoja se me kishin harruar ka thene ai. Per here te pare vleresohet me kete cmim nje shkrimtar peruan ndersa pas 28 vitesh nje amerikanojugor

Edhe kete vit ashtu si ngahere u shpenzua kohe mjaftueshem duke folur mbi shkrimtarin qe do te mund te fitonte Nobelin. Ashtu si cdo vit pati edhe nje liste te preferuarish amerikane europiane aziatike u fol mjaft edhe per me te preferuarin e tyre... E ashtu si cdo vit ndodhi qe te gjithe u gabuan. Mes ketyre te gjitheve ishim edhe ne shqiptaret qe shpresuam edhe nje here per nje fitore te shkrimtarit tone Ismail Kadare edhe ky ne listen e te parapelqyerve. Ndodhi ashtu sikunder ndodh gjithnje fituesi ishte ai qe nuk u parashikua. Shkrimtari Mario Vargas Llosa u shpall dje fituesi i cmimit Nobel per Letersi per vitin 2010. Nje fitore surprize ishte edhe per vete shkrimtarin i cili ne momentet e para u shpreh se ishte i mallengjyer dhe i emocionuar. Ende nuk e besoj mendova se po me benin ndonje shaka ka qene reagimi i pare i Mario Vargas Llosa menjehere pas lajmit se ishte ai fituesi i Nobelit. Kishte vite qe emri im nuk permendej me as mes fituesve te mundshem ka thene shkrimtari i cili ne castin kur ka marre telefonaten nga Akademia Suedeze ndodhej ne Nju Jork ku pergatitej per nje leksion ne Universitetin e Princeton. Mendoja se me kishin harruar krejtesisht... Nuk e prisja madje as qe e dija se cmimet do te ndaheshin kete muaj ka vijuar me tej ai ne nje interviste dhene per gazeten zvicerane TT. Shkrimtari peruan u vleresua me motivacionin Per kartografine e strukturave te pushtetit me ane te imazheve te mprehta te revoltes rezistences dhe te humbjes se individit. Kete vit ka fituar nje shkrimtar popullor librat e te cilit jane te njohura ne te gjithe boten. 74-vjecari Mario Vargas Llosa romancier dramaturg eseist gazetar kritik letrar eshte nje prej shkrimtareve kryesore te botes latino-amerikane te brezit te tij. Llosa eshte i pari shkrimtar peruan qe fiton nje cmim Nobel. Autori i fundit amerikanojugor qe kishte fituar ne vitin 1990 ishte poeti meksikan Octavio Paz ndersa para tij ne vitin 1982 ishte shkrimtari Gabriel Garcia Marquez ai qe u vleresua me nje Nobel per Letersine.

Karriera letrare e nobelistit te ri ka nisur ne vitin 1963. Letersia e tij mbetet ngushtesisht e lidhur edhe me jeten politike te shkrimtarit. Llosa eshte nder letraret politikane me te hapur te Amerikes se Jugut. Ne vitin 1990 kandidoi ne zgjedhjet presidenciale ne Peru ku humbi per pak vota. E bera sepse Peruja kishte nje demokraci te dobet te kercenuar nga revolucioni terrorist tha atekohe. Sipas tij nje shkrimtar ka edhe pergjegjesi politike dhe shoqerore ate per te marre pjese ne nje menyre apo nje tjeter ne debatet publike. Per kete arsye ndersa beja gazetarin dhe shkrimtarin ne te njejten kohe mbroja ne publik demokracine dhe lirine. E ndoshta eshte pikerisht ky motivi per te cilin Akademia e ka vleresuar me Nobel. Sepse ndersa gjenerata e re e autoreve amerikanojugore mekembet me historine e baballareve te tyre eshte mire te vleresohen ata qe mungesen e lirise e kane jetuar dhe treguar vete.

Autori peruan ka shkruar me shume se tridhjete romane drama dhe ese perfshire veprat Biseda ne katedrale Shtepia e gjelber dhe Koha e heroit etj. Llosa rob i te shkruarit ka thene se shkrimtari nuk shkruan per te jetuar por jeton per te shkruar. Sipas tij te shkruarit e librave eshte barasvleres i asaj qe bejne profesionistet e striptizes kur zhveshin teshat dhe tregojne trupat lakuriq ne skene. Shkrimtari kryen te njejtin akt por ne te kunderten e tij. Per te krijuar nje roman ai kryen te gjitha levizjet e te veshurit duke fshehur lakuriqesine me te cilen nisi punen nen artikuj veshjesh te renda shumengjyreshe te sajuara nga imagjinata e tij. Vargas Llosa lindur ne Arquipa ne Peru ne vitin 1936 shfaq ngado imazhin e tij prej intelektuali te dashuruar me letersine e mjaft i kujdesshem ndaj ceshtjeve aktuale. Letersia cliron imagjinaten dhe shpirtin kritik. Duke lexuar nje roman nje poezi duke shkuar ne teater sa here qe hyjme ne kontakt me narracionin zbulojme se ekzistojne bote te ndershme nga ajo ne te cilen jetojme dhe se bota jone eshte e varfer dhe formuar keq ne krahasim me ate qe na ofron letersia. Pikerisht nga kjo shtyhemi te deshirojme ndryshimin me shume se transformimin. Letersia gjeneron pakenaqesi dhe pakenaqesia eshte motori i progresit. Letersia eshte nje instrument lirie.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›