E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi vizite trajnerit Kuzhe

Kreu i shtetit

Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga kreu i FSHF-se Armand Duka dhe disa anetare te kabinetit ka vizituar trajnerin Josip Kuzhe ne spitalin ku ndodhet i shtruar prej me teper se nje jave pas hemorragjise cerebrale. Gjate kesaj vizite kreu i shtetit eshte shoqeruar edhe nga mjeket specialiste qe po kujdesen per teknikun kroat te cilet e kane informuar rreth gjendjes shendetesore te drejtuesit te stolit kuqezi. Ai zhvilloi nje bisede te shkurter me trajnerin Kuzhe duke i uruar sherim sa me te shpejte ndersa ka siguruar zonjen Kuzhe per mbeshtetjen humane dhe institucionale si President i Republikes. E ndieja si detyrim qytetar por edhe prej pozicionit tim kete vizite per te pare nga afer gjendjen e trajnerit Kuzhe. Fatmiresisht eshte nje gjendje stacionare nje gjendje e permiresuar ai eshte njeri me fat. Erdha per ta pershendetur sepse trajneri Kuzhe eshte bere pjese e struktures se ekipit kombetar pjese e emocioneve tona tha Presidenti Topi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›