E Diel, 1 Nëntor 2026

Mario Vargas Llosa se shpejti me 2 romane ne shqip

Pasi akademia suedeze e ka kurorezuar me cmimin Nobel per letersi botuesja Flutura Acka njoftoi se kishte ne proces dy romane te Lloses per botimin e te cileve procedurat kishin nisur muaj me pare. Ne fakt ky perkim ka qene i rastesishem.

Romanet qe do te sillen ne shqip kane natyre te ndryshme nga njeri-tjetri. Vajza e prape eshte nje rrefim lirik ne 350 faqe nje marredhenie e treguar mes nje vajze dhe nje djali. Tjeter gje sjell Festa e cjapit nje roman me 250 faqe. Ky liber eshte shprehja ne menyre artistike te ideve politike te Lloses i cili eshte i njohur per pikepamjet e tij dhe per konfliktet qe kane rrjedhur se ketejmi.

Sipas Ackes lexuesi shqiptar ka per ta gjetur mjaft mire veten ne kete roman. Do te shohe te evokuar ne te nje pjese te historise se tij si popull. Ne fakt Llosa i eshte prezantuar edhe me pare per lexuesin shqiptar me romanin Shtepia e gjelber botuar nga Dudaj dhe Keshilla nje shkrimtari te ri botuar nga Onufri ku Llosa ben nje reflektim te te gjithe procesit krijues dhe letersise.

Librat e rinj do te hidhen ne treg ne ditet e para te nentorit dhe do te prezantohen ne ditet e Panairit te Librit. Te dy romanet kane qene te planifikuar me pare per botim por marrja nga shkrimtari e cmimit Nobel dhe afrimi i panairit e kane pershpejtuar botimin.

Akademia Suedeze njoftoi te enjten se fituesi i cmimit Nobel ishte shkrimtari peruan Mario Vargas Llosas. Lajmi beri menjehere xhiron e botes. U komentua gjate fakti qe kete here fitues ishte nje emer i njohur por i harruar i letersise dhe jo ndonje shkrimtar te cilin e beri te njohur Nobel-i. Po ashtu si cdo vit pati edhe shkrime apo komente ne gazeta te medha qe diskutuan rreth faktit nese Llosa e meritonte kete cmim. Kete vit Llosa nuk ishte nder emrat e listuar si favorite. Emri i tij u perfol mjaft vitin e shkuar por vendimi i Akademise Suedeze ka treguar se listat e te parapelqyerve nuk kane lidhje me ata qe fitojne Nobel-in.

2010-10-11 1625

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›