E Diel, 1 Nëntor 2026

First Step Film Festival festivali nderkombetar i studenteve

Tirane 11 tetor NOA Milena Selimi - Duket se Tirana do te kete edhe nje hapesire te promocioni per regjisoret e rinj te filmit me metrazh te shkurter.

Nje nisme rinore nga nje grup artistesh te sapodiplomuar ne Akademine e Filmit ne Tirane kane vendosur te promovojne vlerat artistike dhe te rrezikojne duke nisur nje festival nderkombetar studentesh.

FIRST STEP FILM FESTIVAL do te nise ne Tirane ne datat 25-29 nentor duke pretenduar te kete nje pjesemarrje nga 40 vende me rreth 130 filma.

Work-shop me pedagoge dhe regjisore te filmit shqiptare dhe te huaj ku permendet ardhja e regjisorit Marcell Ivany fitues i cmimit GOLDEN PALM.

Organizatoret e festivalit FIRST STEP FILM FEST Gledis Bica dhe Jonida Cunga mendojne se Nje festival i filmit te shkurter ne Tirane nuk eshte i mjaftueshem per te promovuar artistet e rinj te filmit.

Ne mendojme se eshte shume e rendesishme perballja me te tjera ide dhe vizione te studenteve te filmit kudo ne bote me pikesynimin te shohim kultura te tjera rruge te tjera dhe te analizojme ate cka realizojne koleget tane tregojne organizatoret.

Ky festival mendohet tu jape nje shans me shume regjisoreve te rinj te filmit dhe tu jape shpresen per te vazhduar endrren e tyre te kinemase.

Ne program marrin pjese shume regjisore te rinj dhe studente nga e gjithe bota te cilet mund te shfaqin ide vizione dhe analiza te mendimit te tyre regjisorial ne kete gare te bukur te filmit te shkurter.

Filmat pjesemarres do te shfaqen ne Kinema Imperial ne Tirane.

mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›