E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e mbretereshes premiera e re ne Metropol

Tirane 11 tetor NOA - Shfaqja e pare e kalendarit artistik 2010 ne Teatrin e Metropolit do te jete monodrama Vdekja e mbretereshes shkruar nga Rexhep Qosja.

Regjia skenike nga Inis Gjoni ne interpretimin e aktores Eni Jani.

Nje veper kombetare e cila do te sjelle ne Metropol nje autor dhe nje personalitet te padiskutueshem te kultures shqiptare.

Vdekja e nje mbretereshe e Rexhep Qosjes cmitizon figuren e mbretereshes ilire Teuta.

Para se te dorezoje fronin nje mbretereshe i kujtohet gjithe koha e sundimit te saj.

Tani ndihet e zhgenjyer e tradhtuar nga vartesit e saj servilet lapangjozet ata qe deri dje e duartrokisnin dhe sot po e fundosin.

Ne krijimin e kesaj vepre Rexhep Qosja i eshte referuar figures se mbretereshes Teuta qe sundoi per tre vjet Ilirine pas mbreterimit te te shoqit Agron.

Vdekja e nje mbretereshe eshte drama e personalitetit te nje gruaje te nje nene.

Ajo eshte e vertete ne rrefimin e saj e sinqerte para vetes para burrit te birit.

Autori e zhvesh nga miti miti qe krijojne te tjeret.

Qosja ka bere nje zberthim te mrekullueshem te psikologjise se njeriut- me keto fjale eshte shprehur shtypi dhe media kosovare per kete monodrame.

Shfaqja do te vendoset ne skenen e Teatrit te Metropolit ne mesin e muajit tetor.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›