E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mariupolit, konfirmon rreth 300 viktima nga bombardimet në teatër

Zyrtarë lokalë në qytetin e rrethuar të Mariupolit u shprehën këtë të premte se të paktën 300 persona humbën jetën si pasojë e bombardimit në 16 mars të Teatrit të Dramës.

Rreth 1500 persona besohet se ishin strehuar brenda godinës në momentin e bombardimit. 150 të mbijetuar dolën nga rrënojat pak pas sulmit. Burimet thonë se shumica e personave që po strehoheshin në ndërtesë ndodheshin poshtë skenës dhe se rrënojat po bllokonin dalje  e tyre. Në mariupol nuk veprojnë shërbimet e emergjecës dhe luftimet e intesifikuara si dhe bombardimet në afërsi të teatrit kanë bllokuar përpjekjet e shpëtimit. Teatri u bombardua nga avionë rusë apvarësisht se jashtë tij pranë tij ishte shkruar me të bardhë fjala “FËMIJ˔ në rusisht.

Në një deklaratë mëngjesin e ëksaj të premteje, zëdhënësi i këshillit të qytetitn tha se kishin një bilanc të ri të tragjedisë. –Fatkeqësisht fillojmë ditën me lajme të këqia. Nga informacionet e mbledhura nga dëshmitaret, rerth 300 persona humbën jetën në teatrin e dramës në mariupol si rezultat i një bombardimi të ndërmarrë nga një avion rus. Nuk duam ta besojmë këtë tmerr. Duam të besojmë se të gjithë ia dolën të dilnin. Por fjalët e atyre që ishin Brenda godinës në momentin e këtij akti terrorist thonë të kundërtën, -thuhet në deklaratën e zëdhënësit. 

Teatri i dramës u shkatërrua në mënyrë cinike nga mesazherët e botës ruse. Këta fashistë të shekulli të 21 nuk u ndaluan as se në afërsi të tij ishte shkruar me shkronja të mëdha fjala Fëmijë. Pushtuesi e dinte se ku po godiste, – theksohet mes të tjerash në deklaratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›