Mark Marku kërkon reflektim dhe ndryshim brenda PD-së

Gjatë një interviste në emisionin “Shqip”, Marku tha se PD-ja deri më tani është shfaqur si parti e shantazhueshme nga Lëvizja Socialiste për Integrim teksa kritikoi lidershipin e PD-së, kabinetin qeveritar dhe politikat e ndjekura në PD.
Mark Marku theksoi se këto qëndrime nuk do t’i linte vetëm në fjalë, por do t’i paraqiste zyrtarisht tek kreu i maxhorancës dhe sigurisht edhe për opinionin publik. Ai theksoi se këto mendime nuk përbënin një platformë, por theksoi se ishin një kontribut që ai dëshironte të jepte si deputet dhe intelektual. Ai la të kuptohej se kërkonte të zgjonte nga përgjumja PD-në, duke i kujtuar se ka humbur kartën e luftës kundër korrupsionit.
“PD-ja patjetër që për të fituar duhet të ndryshojë tërësisht dhe thellësisht. Por, edhe nëse fiton kështu, mbi bazën e llogarive të numrave, do të ketë një stanjacion politik, nuk do të ketë vlerë për vendin dhe as për PD-në vetë. Shqipëria fiton vetëm me një PD të transformuar”, tha Marku.
“PD-ja ka humbur përfaqësimin e shtresave tradicionale, nuk ka më përfaqësues të kësaj shtrese. P. Sh katër a pesë persona janë deputetë prej katër a pesë mandatesh, rrinë aty vetëm se nuk flasin. Pse të mos jetë njëri prej tyre Uran Butka, ai po që mund të përfaqësojë një figurë honorifike”.
Më tej Marku kritikoi edhe ndryshimet në qeveri të LSI-së. “Meta fyeu sistemin politik, sepse nëse je në një qeveri nuk mund të ndryshosh katër ministra si të jesh një qeveri më vete. Po ashtu emërimet e reja nga ai ishin pa asnjë logjikë politike. Një Diplomat që kalon në krye të ekonomisë, një zooteknik që kalon në krye të diplomacisë etj”./Start/
2012-07-03 08:46