Mark Ruffallo nje djale i zakonshem per filma te jashtezakonshme
Mark ka nje pamje disi te hutuar dhe gjate gjithe kohes te duket se nuk e ka teresisht vemendjen aty edhe kur te duket se eshte duke bere nje bisede teresisht serioze. Edhe kete here qe ka lene takim per nje interviste eshte me vonese dhe pasi kerkon falje fillimisht perhumbet serish ne ate boten e tij te panjohur.
Ka kohe qe eshte prezent ne kinemane amerikane ne disa lloje filmash qe nuk jane te famshem nderkombetarisht por qe kane pasur sukses kryesisht ne televizion. Por pas ketij anonimiteti te vogel duket se per te ka ardhur koha e fames se madhe. Por duke qene se Mark Ruffallo nuk e vret shume mendjen per famen dhe pushtetin kinematografik dhe per kete ka dhene vazhdimisht prova askush nuk pret nga ai ndonje qendrim te vecante tani ne prag te filmit te fundit. Ne fakt Mark ka qene gjithmone rebel edhe ne filmat qe ka luajtur me pare nje kundershtar i normave edhe pse gjithmone i moralshem dhe i drejte. Mund te permendim nder filmat e tij Eternal sunshine of the Spotless Mind apo You can count on me. Per te kuptuar se cili eshte ne te vertete Mark mjafton te keni te qarte se ai eshte e kunderta e Tom Cruise. Pra nga cilido cep i universit kinematografik qe vjen Tom Mark eshte i sigurt qe vjen nga cepi i kundert. Ai eshte mashkullor po pa qene nevoja qe te jete nje maco eshte paksa i ashper ne fytyre vecanerisht ne sy por di te jete edhe djaloshar dhe naiv ne veshtrim. Eumlshte tipi i djalit qe e keni gjithmone prane e keni pasur ne rini dhe madje po te shikoni me vemendje do ta gjeni edhe ne vendin e punes. Une e konsideroj aktrimin nje udhetim. Mendoj se nese duhet qe te interpretosh ne filma nuk eshte e nevojshme qe te besh shume finte mjafton qe ta marresh filmin si nje tjeter pervoje jetesore jashte pervojes tende dhe te zhytesh ne te por edhe per te ruajtur boshtin tend. Une nuk jam pro atyre aktoreve qe thone se per te interpretuar ne nje rol duhet qe te behesh njesh me personazhin dhe madje edhe te flene dhe te mendojne si ai per sa kohe qe e interpretojne. Une mendoj se gjerat duhen marre me seriozitet por me me shume sportivitet dhe spontanitet. Aktrimi nuk eshte matematike por intuite memorie aftesi per te sjelle pervojat e jetes tende ne favor te personazhit. Mark eshte pafundesisht i thjeshte. Ai thote se eshte shume komod me regjisoret qe ka punuar dhe me aktoret dhe se nuk mban mend qe te kete bere kurre sherre ne sheshin e xhirimit edhe ne rastet me ekstreme. Dhe kjo sepse ai eshte nje djale i thjeshte me kembe ne toke dhe mbi te gjitha nje djale qe e kupton se te jesh aktor sot mbi te gjitha aktor me fame dhe i pasur ne Hollivud eshte nje ceshtje fati dhe jo shume zotesie.
Dhe kjo modesti shume e madhe ia ka shperblyer ne menyre shume te bukur. Filmi i tij i fundit The kids are all right ka shenuar ne kinema rekord frekuentimi dhe mund te konsiderohet pa frike si filmi me i mire komedi i vitit madje se fundi jane shtuar shume zerat per marrjen e nje cmimi Oskar. Ne fund te fundit perse te mos meritoje nje film komedi nje cmim te nje niveli te tille Historia e ketij filmi te suksesshem sillet rreth dy adoleshenteve Mia dhe Josh te cilet jane rritur nga dy nena lesbike te cilat perkatesisht interpretohen nga Julianne Moore dhe Annette Bening. Keta adoleshente vendosin ne nje moment te jetes se tyre qe te vihen ne kerkim te baballareve biologjike. Dhe pas shume kerkimesh me ne fund adoleshentet hasin tek babai i tyre i shumekerkuar dhe na del se ai na ishte nje djalosh shume i dhene pas motocikletes. Sipas te gjithe atyre qe e kane pare filmin dhe kane dhene pershtypjet e tyre veshtire se mund te ishte gjetur ne te gjithe Hollivudin ndonje aktor tjeter si Mark per ta interpretuar kete rol. Ne fakt edhe vete aktori qeshi shume kur lexoi per here te pare skenarin e filmit dhe kjo sepse sipas fjaleve te tij shume mire jeta e tij mund te kishte qene si ajo e babait biologjik te dy adoleshenteve te filmit.
Ajo cfare me pelqen me shume ne personazhin qe kam interpretuar eshte se lsquobabai eshte nje tip me vete i dhene marrezisht pas gezimeve te jetes nje njeri qe e merr gjithcka ashtu sic i vjen dhe i gezohet cdo dite te jetes. Dhe vetem po te takosh nje njeri te tille clodhesh dhe relaksohesh. E megjithate jo gjithcka eshte sic duket sepse pertej ketij tipi qe nga jashte duket teresisht i papergjegjshem brenda tij ka drama qe ai i fsheh dhe i mbulon. Dhe pikerisht ketu ishte edhe e bukura e ketij personazhi tek aftesia e tij jo per te jetuar jeten ne menyre te shpenguar por per te fshehur ne menyre thuajse te persosur te verteten e tij. Ne bote sot ka shume njerez qe perpiqen qe te vendosin maska. Disa vendosin maska dhimbjeje te tjere maska moskokecarese dhe shume te paket jane ata qe kane nje perputhje te plote mes asaj qe jane ne te vertete dhe asaj qe shfaqin per te tjeret thote Mark.
Nje nga favoret dhe privilegjet e medha qe Mark ka pasur ne kete film sipas fjaleve te tij eshte interpretimi per here te dyte ne nje film perkrah aktores se madhe Julianne Moore. Me te ai ka interpretuar me shume sukses edhe ne filmin tragjik Verberia te inskenuar sipas romanit me te njejtin titull te Saramagos. Duket se kimia filmike qe kane te dy ndaj njeri-tjetrit dhe funksionimi i mire qe kane treguar ne kete film i ka bere autoret e filmit te fundit komik qe ti zgjedhe serish si cift edhe per filmin e fundit edhe pse tani teresisht ne nje realitet te ri dhe me nje sfond aspak tragjik si ne filmin Verberia. Dhe kete perputhje ata e kane treguar edhe ne nje skene seksi qe kane xhiruar te dy qe sipas shume kritikeve eshte skena e seksit me e mire e vitit sepse ne te ka nje perzierje te shume ndjenjave si dashuria joshja keqardhja dhe deshira per te mos qene vetem. Ime shoqe e beson shume Julianne cka eshte nje gje e mire per mua. Ne filmat e mi kam pasur here pas here skena te nxehta ne shtrat me aktoret me te cilat kam interpretuar. Kam pasur interpretime te mira dhe me pak te mira por gjithsesi mund te them se behet fjale per nje interpretim shume te vecante ne kete rast sepse Julianne pervecse nje aktore e zonja eshte edhe nje grua shume terheqese dhe ne njefare menyre ta ben me te lehte aktrimin sidomos ne nje skene te tille. Ne fakt mendoj se seksi nuk eshte veprimi me elegant mes dy qenieve njerezore por skena e filmit eshte me te vertete dicka fine dhe aspak e rende.
Mark eshte nje aktor qe reflekton ate qe percjell edhe si njeri humanizmin. Ne njefare menyre filmi aktual qe i ka dhene suksesin absolut eshte i ngjashem me filmin qe e futi ne boten e Hollivudit qe i takon shume viteve me pare You can count on me nje film i prodhuar ne vitin 2000 ne te cilin ai interpreton perkrah Laura Linney. Ishte nje film i thjeshte njerezor si vete titulli i tij ku Mark serish luan vetveten pra djalin e mire pak te shperndare romantik dhe gati te sakrifikoje per dashurine dhe miqesine. Eumlshte nje film qe shihet pa pengesa dhe me deshiren qe ne fund gjithcka te shkoje mire mes aktoreve protagoniste. Dramat jane te perballueshme krejtesisht njerezore dhe qe i perkasin jetes se perditshme. Mark pikerisht per kete gje pelqehet shume pra per faktin se ne kete personazh nje pjese e mire e meshkujve gjejne vetveten dhe ata qe nuk e gjejne me siguri qe gjejne pjese te vetes. Per sa i perket femrave ato gjejne djalin qe ne fakt duhet ti kushtojne me shume vemendje djalin qe eshte prane tyre por per shkak se nuk e reklamon veten nuk bie shume ne sy.
Mark nuk ka ndonje ambicie te madhe per profesionin e tij dhe kur e pyet se cfare deshirash dhe planesh ka per te ardhmen me ate thjeshtesine dhe modestine qe e karakterizon thote se se pari shpreson qe fati ta ndjeke gjithmone dhe se dyti ai ka deshire qe te punoje me te gjithe ato aktore dhe aktore me te cilet ka pasur afeksion kur nuk ka qene pjese e botes se kinemase. Po jam si nje femije qe ndodhet ne nje bote magjike dhe qe ka deshire ti provoje te gjitha mekanizmat e kesaj bote.