E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROVA E QYTETRIMIT

SHQIPNI TAVOLINASH

Viti 642. Biblioteka e Aleksandrise ka qene magazina me e madhe e kultures ne antikitet. Ne raftet e pafund te saj ishin grumbulluar te gjitha doreshkrimet e filozofeve te Greqise shkrimtareve te Romes e ligjvenesve faraonike. Perandorite nderkaq kishin rene ndersa Biblioteka qendronte ende ne kembe me kujtesen e njerezimit te ndryre ne te. Keshtu deri ne vitin 642 kur me urdher te kalifit Omar biblioteka u dogj e gjitha. Islami ishte ne lindjen e tij dhe natyrshem e konsideronte kete arkiv te dijes si konkurrente te ideologjise se re qe po lindte. Ende sot pas 1400 vjetesh ky akt konsiderohet si humbja me e madhe e kujteses njerezore dhe prej saj na ka mbetur vetem nje rrenoje dhe arsyetimi i kalifit qe urdheroi ti vihej zjarri Ne qofte se keta libra jane ne perputhje me Kuranin atehere jane te tepert dhe duhen djegur ndersa ne qofte se jane ne kundershtim me te atehere jane te rrezikshem dhe duhen djegur njesoj. Kundershtojeni po deshet logjiken e fanatizmit ideologjik.

Shek. XVI. Ka qene nje kohe kur kontinenti i ri i sapozbuluar dhe ku spanjollet ende nuk ndiheshin zoter nuk quhej ende Amerike. Ne te lulezonte nje qyteterim teresisht i ndryshem nga ai perendimor me qytete e piramida guri me perendi gjakatare e perandore qiellore. Spanjollet e krishtere jo vetem qe nuk e kuptonin dot nje qyteterim te tille por edhe nuk mund ti linin vend ne perballjen me qyteterimin e tyre. Funksionin ideologjik kesaj radhe e luajti krishterimi qe permes jezuiteve iu imponua kontinentit te ri. Akti me i rende ne kete lufte qyteterimesh ishte shkaterrimi i tempujve dhe piramidave maja akt pa te cilin do te qe e pamundur te shtresezohej ideologjia e krishtere. Sot 4 shekuj me pas qyteterimi perendimor ndihet ende ne faj per ate akt zhberes i cili i privoi kujteses njerezore nje prej kulturave qe edhe pse gjakatare per kriteret tona ishte sidoqofte prodhim i nje momenti historik.

1789. Prej disa muajsh Parisi po vlonte midis perpjekjeve te Mbretit Luigj XVI per te ndermarre reformat graduale qe do te transformonin Francen e prapambetur dhe perpjekjeve te radikaleve ekstremiste qe shikonin ne zbatimin e ketyre reformave humbjen e mundesise per te marre pushtetin dhe permbysur monarkine. Me 14 korrik te atij viti e gjithe vegjelia e Parisit e armatosur gjate nates duke hapur depot e armeve iu drejtua keshtjelles se Bastijes monumentit mijevjecar te qytetit brenda te cilit thuhej se lengonin qindra patriote dhe revolucionare te burgosur nga mbreti. Bastija u sulmua u muar dhe u rrafshua e gjitha duke i dhene flaken Revolucionit qe per 6 vjet do te torturonte Francen.

Sot qe gjakrat jane ftohur dhe historia ben e qete punen e saj eshte zbuluar se aso kohe ne Bastije ishin mbyllur gjithsej 7 te denuar nga te cilet 4 falsifikatore monedhash 2 vagabonde dhe nje aristokrat i denuar per mashtrim. E gjithe legjenda e burgut ku vuanin patriotet ishte ngritur nga kreret ekstremiste te cileve u duhej nje simbol per te mobilizuar masat dhe nje ngjarje per te terhequr vemendjen nga reformat qe po perpiqej te ndermerrte Mbreti Luigj XVI per te qetesuar situaten.

Shkurt 1933. Nacional-socialistet kishin provuar dy here por nuk ia kishin dale te fitonin zgjedhjet ne Gjermanine e zhytur ne krizen e pas Luftes Boterore. Me gjithe numrin e madh te votave fragmentizimi i shoqerise gjermane bente qe nazistet te mbeteshin sidoqofte larg pushtetit. Duhej prodhuar nje ngjarje e forte qe do te conte ne ekstremizmin e situates duke i stigmatizuar kundershtaret si armiq te popullit gjerman dhe sistemit demokratik. Naten e 27 shkurtit te atij viti ndertesa e Parlamentit gjerman u perfshi nga flaket ngjarje per te cilen nazistet ende pa u gdhire mengjesi akuzuan perfaqesuesit e se majtes. Pak muaj me pas ne zgjedhjet e radhes Hitleri ia doli te siguroje shumicen parlamentare. Pas kesaj nuk pati me Parlament ne Gjermani dhe qetesi ne Europe per 15 vjet.

Shkurt 1967. Enver Hoxha i ardhur ne fuqi prej 20 vjetesh ia kishte dale te permblidhte ne doren e vet te gjitha pushtetet dhe te kontrollonte te gjithe jeten e vendit. I vetmi sektor publik qe megjithese i goditur rende vazhdonte te ishte deri diku jashte kontrollit politik mbetej besimi fetar dhe institucionet e tij. Per me teper pas dy dekadash diktatura ndiente nevojen e nje konflikti te ri te brendshem per te justifikuar nje tjeter vale represioni. Ne shkurt te atij viti permes nje letre te hapur iniciohet nje fushate e cila do te kete si rezultat shkaterrimin e mbi 2000 tempujve fetare te te gjitha besimeve zhdukjen e plote te klerit ndalimin e ushtrimit te besimit dhe tharjen e metejshme te botes shpirterore te shqiptareve. Sot 40 vjet me pas konstitucioni moral dhe shpirteror i shqiptareve nuk e ka marre ende veten nga ai shkaterrim dhe konflikt i brendshem.

Shkurt 2001. Regjimi i talebaneve i vendosur qe prej nje dekade ne Afganistan po perjetonte ne fillim te mijevjecarit te ri fundin e vet zbehjen e zellit te mbeshtetesve dhe nevojen e popullit te thjeshte per normalitet. Regjimi ndjeu nevojen per nje akt qe te thyente fort kohezionin dhe qe te prodhonte radikalizem.

Ne nje prej luginave te thella te vendit ne nje faqe mali gjendeshin prej gati 1500 vjetesh dy statuja qe paraqisnin Buden dhe kishin qendruar te paprekura megjithese prej shume shekujsh popullsite e Afganistanit ishin myslimanizuar. Ne shkurt te vitit 2001 mulla Omari pas nje vendimi te marre nga talebanet urdheroi shkaterrimin me dinamit te statujave duke i konsideruar ato simbole te besimit te rreme dhe ne kundershtim me mesimet e Kuranit. Statujat u shkaterruan ne syte e lebetitur te botes mbare dhe pafuqise per te diskutuar me nje grup fanatikesh pushtetmbajtes.

Shkurt 2011. Pas njezet vjetesh ne tranzicion pluralist shoqeria shqiptare po fillon te gjeje ekuilibrin e brendshem dhe po shkon drejt kohezionit i cili e ben qe cdo popull pastaj ti drejtohet klases politike dhe ti kerkoje permiresimin ekonomik dhe te kushteve te jetes. Ka vetem nje rrugedalje per nje klase politike qe mbijeton vetem permes konflikteve dhe te mbajtur gjalle permes sherreve. Kjo rrugedalje eshte ringjallja e konflikteve edhe ne gjirin e shoqerise qe ajo qeveris. Dhe menyre me te mire per kete sesa mbajtja gjalle e fantazmes komuniste zor se mund te gjendet.

Popujt jane te prirur vetvetiu drejt paqes marreveshjes dhe kohezionit por te gjitha keto jane armiq te pushteteve personale dhe autoritare sepse diktaturat kohe pas kohe kane nevoje ekstremizim dhe radikalizim te situates. Zgjidhja e vetme e diktatoreve eshte krijimi dhe stimulimi i ngjarjeve konfliktuale qe cojne ne rreshtim te popujve ne kampe te kunderta. Perfitimi i regjimit eshte se njerezit detyrohen serish te ndahen e percahen sipas perkatesive politike dhe detyrohen te strehohen brenda llogoreve te partive.

Shkurti i vitit te ardhshem kur na eshte premtuar shkaterrimi i nje simboli qe ekziston vetem ne koken e atyre qe po e krijojne per ta shkaterruar eshte ende disa muaj larg. Ose do te shtojme nje faqe te re ne listen mijeravjecare te marrezive ideologjike ose do tia dalim te jemi ndryshe ne mijevjecarin e sapofilluar te arsyes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›