Pranga në Tiranë, kërkohej për vrasje në Lezhë
28/04/2011 Gjovalin Gjoka 29 vjeç akuzohet për ekzekutimin e Paulin Dedës
TIRANË- Një i kërkuar nga policia e Lezhës, i akuzuar për vrasje, u arrestua dje në Tiranë. Specialistët e Seksionit Kërkimit dhe Operacioneve Speciale bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Gjovalin Gjoka, 29 vjeç, banues në Grykë Lezhë. Ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, sepse Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë, ka lëshuar urdhërim e ndalimit të datës 17.12.2010, për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve”, vepra penale të parashikuara nga nenet 76 e 278/2 të Kodit Penal. Shtetasi i mësipërm për veprime të mëtejshme ju kalua DPQ Lezhë. Vrasja ka ndodhur në janar të vitit 2011. Gjoka, në bashkëpunim me persona të tjerë, akuzohet për vrasjen e 30-vjeçarit Paulin Deda. Gjoka ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, ndërsa mësohet se këtë akt të rëndë e ka kryer së bashku me dy persona të tjerë.
Policia arreston shoferët shkaktarë
Aksidentet rrugore, vdes 32-vjeçarja, plagosen 4
TIRANË- Një 32-vjeçare mbeti e vdekur, ndërsa katër të tjerë u plagosën rëndë, nga disa aksidente rrugore që ndodhën në kryeqytet, teksa përgjegjësit janë prangosur. Policia Rrugore arrestoi në flagrancë i Ergys Gremin, 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, sepse para 2 ditësh, rreth orës 23.30, në bulevardin “Bajram Curri”, tek kryqëzimi i shkollës “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin “Benz”, me targa TR 3738 T, ka aksidentuar këmbësorin Tomi Thoma, 34 vjeç, i cili është dërguar në reanimacion në SQU. Gjithashtu u prangos edhe Xhevahir Ziri, 26 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, pasi rreth orës 13.30, në Rrugën e Rinasit, tek degëzimi i Laknasit, duke drejtuar automjetin veturë “Volzvagen”, me targa KR 8619 A, ka aksidentuar këmbësorët Enver dhe Shkurte Imeraj, 49 e 30 vjeç, të cilët u dërguan në spital. Policia kreu arrestimin e Korab Prençit, 34 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Bathore Tiranë, pasi rreth orës 21.50, në rrugën Kamëz-Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targa TR 4977 P ka asidentuar me pasojë vdekje Albana Muçajn, 32 vjeçe, si dhe dëmtoi Dëfrim Kroqin, 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për ekzaminime në SQU.
Ministri i Brendshëm takim në policinë e Tiranës
Nishani-vartësve: Trajnimet për zgjedhjet punë e mirë, por ushtroni përgjegjësitë
TIRANË- Gjatë takimit që pati në policinë e Tiranës ministri i Brendshëm Bujar Nishani i kërkoi Policisë së Shtetit disiplinë dhe korrektesë të plotë për zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që ligji i ngarkon për procesin zgjedhor të 8 majit. “Duhet të garantojmë nivelin më të lartë të rendit dhe sigurisë e njëkohësisht respektimin e plotë të të drejtave të qytetarëve shqiptarë gjatë procesit zgjedhor”,-u shpreh Nishani, i cili vlerësoi në fjalën e tij trajnimet e vazhdueshme të drejtueseve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit për procesin zgjedhor në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë OSBE, PAMECA dhe ICITAP. “Keni bërë një punë të shkëlqyer në këtë aspekt. Jam informuar se përgjegjësitë në lidhje me legjislacionin janë konkrete për çdo punonjës të policisë. Objektivat janë të qarta dhe transparente. Duhet të arrini standardet e kërkuara në interes të qytetarëve shqiptarë. Nga drejtuesi më i lartë e deri tek punonjësi më i thjeshtë i Policisë së Shtetit të perceptoni detyrën tuaj dhe të ushtroni përgjegjësitë tuaja në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Çdo punonjës policie të ndihet i motivuar dhe i përgjegjshëm për detyrimet që i takojnë në bazë të ligjit dhe të bëjë mekanizmin e tërë të funksionojë. Jam i bindur se qytetarët shqiptarë kanë besim në profesionalizmin e Policisë së Shtetit”,-tha ai.
Kërkoheshin për mashtrim e “dhënie ndihme për kalim kufiri”
Interpoli ekstradon dy të dënuar nga Italia e Spanja
TIRANË- Interpoli ekstradoi dje dy persona nga Italia dhe Spanja, pasi ishin dënuar për “mashtrim” dhe “Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, për qëllim fitimi, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Nga burimet zyrtare mësohet se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Roma, Itali, i shtetases shqiptare të shpallur në kërkim, Raimonda Asllani, 46 vjeçe, lindur në Tiranë. Ajo është shpallur fajtore, pasi ka mashtruar një tjetër shtetase duke i kërkuar dhënien e një sasie të konsiderueshme eurosh dhe lekësh, në shkëmbim të dy vizave amerikane, prej rreth 20.050 eurosh, dhe 700.000 lekësh. Sakaq, u krye ekstradimi nga Madridi, Spanjë, drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Agim Sufa, 40 vjeç, lindur në Kurbin. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, për qëllim fitimi, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Në vitin 2008, në bashkëpunim me Ardian Currin, nga Laçi, kanë organizuar dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit me skaf nga plazhi i Patokut, Laç, në drejtim të Italisë, të 44 personave, të cilët më pas u kapën nga policia.