E Diel, 1 Nëntor 2026

Markeliani 12 vjeçar 'fushatë' në Sukth, grabit 6 banesa në një muaj

DURRËS - Markeliani 12 vjeçar tani është kthyer edhe në tmerrin e Durrësit, ku ka shtrirë së fundmi aktivitetin e vjedhjes. Policia numëron plot 6 grabitje brenda një muaji që kanë për autor, të miturin e lindur në Mirditë por me banim në Allias të Tiranës. Gjatë muajit gusht, ai ka marrë shuma të majme deri në 10 mijë euro.

Policia njofton se sot ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj të miturit pasi akuzohet për disa vjedhje. Kështu më datë 31 gusht ai a hyrë në shtëpinë e shtetases Shadije J në Sukth të Durrësit, ku ka vjedhur në dhomën e gjumit 400.000 lekë. Po natën e 31 gushtit ai ka hyrë edhe në banesën e shtetasit Hamza S ku ka vjedhur një sasi prej 2 milion lekësh dhe 10.000 Eurosh.

Disa ditë më parë, më 17 gusht ai ka vjedhur në mes të ditës banesën e Ridvan Ll po në Sukth të Durrësit. Aty Markeliani ka marrë në dhomën e gjumit, bizhuteritë e florinjta si dhe 10.000 leke në xhepin e pantallonave.

Më datë 11 gusht po në Sukth në banesen e shtetasit Arjan M ka vjedhur ne njërën nga dhomat e gjumit një sasi prej 5 000 lekesh si dhe dy unaza floriri në dhomën e gjumit te këtij shtetasi. Më datën 16 gusht, sërish në Sukth - Durrës dhe pikërisht në banesën e shtetasit Bujar S pasi është futur ne banese ka marre mbi tavoline çelësat e autoveturës Audi A-6 dhe ka vjedhur autoveturën që gjendej e parkuar ne oborrin e shtëpisë.

Sipas Drejtorisë së Policisë, materialet proceduriale janë përpiluar në prezencë të avokatit mbrojtës, sociologut të udhëhequr nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës. I mituri është ndaluar disa herë nën akuzën e vjedhjes por është liruar për shkak të moshës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›