E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, mbytet në kazanin me ujë 2-vjeçari

DURRËS- Një fëmijë 2-vjeç ka humbur jetën duke luajtur në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit, në zonën e ish Kënetës, kur 2-vjeçari J.M ka dalë nga vëmendja e prindërve të tij dhe ka përfunduar brenda një kazani me ujë që gjendej në oborr. Ai është gjetur brenda tij nga vetë familjarët, të cilët të alarmuar e kanë rrëmbyer dhe janë nisur drejt spitalit të qytetit. Por fëmija ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pa mundur të merrte dot ndihmën e parë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›