Markeliani i tmerrshem vjedh 50 mije euro
Markelian Cungu rikthehet rrezikshem duke vjedhur rreth 50 mije euro. Parate jane marre ne tri banesa te ndryshme por pavaresisht se perben rrezik ai nuk mund te arrestohet nga policia pasi nuk ka mbushur moshen. Ai ka pranuar vjedhjet e kryera duke shkaktuar nje dem kolosal megjithese kur eshte kapur te miturit te tmerrshem nuk i eshte gjetur asnje kacidhe. Dokumentimi i vjedhjeve eshte realizuar nga Komisariati nr. 3 qe kishte disa dite qe po hetonte per vjedhjen e tre banesave nderkohe qe Cungu ne prani te prokurorit dhe te psikologes e ka pranuar krimin e kryer duke e ditur se vetem pas marsit te vitit qe vjen ai mund te arrestohet nga policia.
Sipas te dhenave hetimore vjedhjet kane ndodhur javen qe shkoi ne tre rruge te ndryshme. Markeliani i cili eshte bere edhe me i zgjuar ne krimet e tij kishte studiuar disa persona te cilet kane biznese te vogla. Ne keto kushte ai ka pikasur tre familje dhe ne ore te ndryshme gjate dites ka vendosur qe te kryeje vjedhjet. Burimet policore thane se vjedhjet jane shenuar ne zonen e Komisariatit nr. 3 pikerisht ne rrugen Gjergj Legisi dhe ne rrugen Vangjel Noti ne Tirane. Fillimisht ai ka shkuar ne nje banese afer nje kompanie celulare ne rrugen Gjergj Legisi duke gjetur momentin kur aty nuk ndodhej njeri dhe ka marre pese milione leke te vjetra. Me pas ai eshte larguar nga aty dhe nje dite tjeter eshte paraqitur te rruga Vangjel Noti. Aty ka vjedhur dy banesa ku ne njeren ka marre 13 milione leke te vjetra dhe ne tjetren ka vjedhur 15 milione leke te vjetra dhe 25 mije euro. Pas realizimit te tre vjedhjeve ai eshte zhdukur deri dy net me pare. Policia shpjegoi se sherbimet e Komisariatit nr. 3 kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes ne te tre rastet dhe gjurmet e gjetura i ka derguar ne Laboratorin e Kriminalistikes. Nga krahasimet e bera ka rezultuar se autor ishte Markelian Cungu i cili njihet si Cengeli dhe ka kryer me qindra vjedhje ne Tirane por edhe ne rrethe te tjera.
Dy net me pare ai kishte dale serish ne qarkullim per te kryer nje tjeter vjedhje por kete radhe eshte pikasur nga sherbimet e policise dhe eshte kapur ne flagrance. Ai eshte shoqeruar ne ambientet e Komisariatit nr. 1 dhe pasi eshte marre ne pyetje eshte vendosur lenia e lire e tij per shkak te moshes se mitur. Por nga verifikimet ka rezultuar se ishte ne kerkim edhe nga Komisariati Nr. 3 keshtu qe eshte derguar te specialistet e ketij komisariati per tu marre ne pyetje. Burimet policore thane se nen kujdesin e psikologeve Markeliani ka treguar edhe tre vjedhjet e kryera gjate javes qe shkoi. Ai ka shpjeguar mekanizmin si kishte hyre brenda dhe se ku kishte gjetur parate e fshehura. Megjithate policia nuk ka mundur ti gjeje asnje kacidhe pasi ai rezulton se i ka harxhuar ne salla lojerash fati dhe me persona te tjere me precedente penale ne fushen e vjedhjeve. Markeljan Cungu eshte lene serish i lire pasi nuk mund te mbahet nga policia per shkak te moshes nderkohe qe deri ne muajin mars te vitit 2011 ai do te kete te njejtin fat. Policia tha se atehere mbush moshen 14 vjec dhe nese do te kryeje vepra te tjera penale do te arrestohet ku mund ti dokumentohet e gjithe veprimtaria kriminale.