E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qirate rritet oferta ulen tarifat

TIRANE-Sipas te dhenave me te fundit nga agjencite imobiliare te Tiranes cmimet e qirave te zyrave kane nje renie deri ne 10 per zonen e qendres dhe deri ne 30 per te gjitha zyrat dhe dyqanet qe ndodhen ne periferi te Tiranes. Qirate per dyqanet variojne nga 10-20 euro/m2 nderkohe qe nje vit me pare ato shkonin deri ne 35 euro/m2. Ndersa qirate e zyrave luhaten nga 4-20 euro/m2.

Agjentet imobiliare konfirmojne per te perditshmen Gazeta Shqiptare se gjate 2-3 viteve te fundit ka pasur nje nivel te qendrueshem te cmimeve te qirave por rritja e ndjeshme e ofertes ka vene nen presion poseduesit e dyqaneve dhe zyrave per ti ulur ato sidomos ne lagjet larg qendres. Nderkohe per ambiente tregtare ne zonat e shtrenjta te Tiranes si Blloku stadiumi Qemal Stafa apo prane Radio-Televizionit Shqiptar kerkesa eshte gjithnje e larte dhe qirate jane me te kripura. Rritja e numrit te ndertimeve jo vetem qe ka shtuar oferten per shitje apartamentesh dhe ambientesh tregtare por edhe per qirate. Shtimi i ofertes duket se tashme po ul edhe cmimet. Te dhenat nga agjentet e real-estate konfirmojne se keto muaj eshte vene re nje ulje deri ne 10 e cmimeve te qirave te apartamenteve kjo sidomos pas pakesimit te ndjeshem ne treg te kerkesave nga ana e studenteve. Sot nje apartament normale me qira ne kryeqytet paguhet nga 20.000-30.000 leke ne muaj kjo ne varesi te cilesise se shtepise por edhe te vendndodhjes

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›