Markioni: Çelsi është më i favorizuar se Juventusi
Torino - Marko Markioni deklaron se Çelsi është skuadra më e favorizuar për t’u kualifikuar pas ndeshjes së kthimit me Juventusin për 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Futbollisti juventin tregohet realist për vështirësitë që do të ketë skuadra e tij në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Torino ditën e martë.
"Ditët në vijim janë të intensive për ne. Takimi me Torinon ditën e shtunë është një derbi, dhe për këtë ka rëndësi të madhe për tifozët, dhe njëkohësisht mund të na mbajë gjallë shpresat për kampionat. Pas saj është ndeshja më e rëndësishme e kësaj periudhe, ndeshja e kthimit në Ligën e Kampioneve me Çelsin. Ne kemi humbur në ndeshjen e parë, prandaj ata kanë përparësi. Mendoj se Çelsi ka 70% të mundësive për të vazhduar më tutje, ndërsa ne 30%. Kjo pasi anglezët e fillojnë ndeshjen me një fitore”, deklaron futbollisti i Juventusit, Marko Markioni.