SHBA: Pakistani më i rrezikshëm se Afganistani
Kabul - Hidhen dyshimet për një tjetër konflikt amerikan në Lindjen e Mesme. Kësaj here duket se në shënjestër do të jetë Pakistani, i cili sipas ambasadorit amerikan në Kabul, Christopher Dell, përbën një problem më të madh dhe më të rrezikshëm se Afganistani. "Pakistani, pa asnjë dyshim, e ka kthyer islamizmin radikal në një pjesë të jetës së tij politike dhe duket se tash e tutje është fjala për një element të rrënjosur thellësisht në kulturën e tij politike. Kjo i bën gjërat atje mjaft të vështira", shtoi ai.