Valancia vendos të shesë dy Davidët
Valencia - Valencia është e gatshme për të lëshuar dy nga yjet e saj, David Silvën dhe David Vilën, për shkak të krizës financiare që ka përfshirë klubin. Drejtori ekzekutiv i Valencias, Havier Gomes, deklaron se ky klub, përveç borxheve, nuk ka shlyer edhe disa paga të futbollistëve, të cilat kapin shifrën e 15 milion eurove. Zgjidhja e vetme e Valencias për të dalë nga kriza mbetet shitja e futbollistëve Silva dhe Vila.
"Valencia është në një situatë shumë delikate. Ndoshta do të mendojmë edhe për shitjen e Silvës dhe Vilës, me qëllim që të mbajmë nën kontroll situatën brenda klubit", deklaron Gomes për rrjetin Sky Sports.
David Silva kërkohet prej kohësh nga skuadra e Juventusit në Serinë A. Kontrata e tij me Valencian skadon në vitin 2014. Ndërsa, David Vila ka një kontratë me Valencian deri në vitin 2013. Skuadrat që duan të marrin shërbimet e tij duhet të paguajnë një shifër të majme. Vitin e kaluar Valencia kërkoi 150 milion euro për të lëshuar futbollistin, ndërkohë që tani duhet t’i bëjë një ulje drastike çmimit të David Vilës.