Marko Dajti: jam mik i Ilir Enver Hoxhës. E kam për nder
Partia e Punës
Dajti: Berisha mos na sulmon vetëm nga mbiemri
Kryetari i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti, në një deklaratë për median u shpreh se PPSh e Riorganizuar i bën të ditur opinionit publik se nuk është partia e Dritan Dajtit, siç mundohet ta paraqesë Sali Berisha gjatë gjithë këtyre ditëve, por është parti e idealeve komuniste marksiste-leniniste. I dashur ish-shoku ynë, Sali Berisha! Nuk mjafton një mbiemër për të përfaqësuar një parti, sikurse nuk mjafton një mbiemër për të përcaktuar një fis. Jam shumë i bindur se edhe Bogdani që bën deklarata të papërgjegjshme me urdhrin tuaj nuk përfaqëson Bogdanët, sikurse ti nuk përfaqëson Berishët. Dritan Dajti ka qenë mik i Sali Berishës dhe anëtar i Partisë Demokratike dhe nuk ju takon as ta shisni mikun, as ta përdorni për propagandë. Ndërsa është plotësisht e vërtetë se unë, Marko Dajti, jam mik i Ilir Enver Hoxhës. E kam për nder.
Marko Dajti: jam mik i Ilir Enver Hoxhës. E kam për nder burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email