E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi i të larguarve, Nezha: AK, parti private e Spahiut

Gazeta Shqip

Copy of photo 1Përçarja

Uruçi: U shpërfillën forumet drejtuese. Reagon Bashkurti: Hiqni dorë nga përçarja

Përçarjet brenda Aleancës Kuqezi janë tashmë në fokusin e mediave. Grupi i tetë sekretarëve të kësaj partie, në një deklaratë publike, bënë të ditur publikisht arsyet se pse u larguan nga AK-ja. Dalja nga ky formacion politik, na u imponua nga qëndrimet refraktare, autokratike, klienteliste të kryetarit të saj, zotit Kreshnik Spahiu. Loja e Spahiut prezantonte paketa kërkesash për arritjen e qëllimit që i kishte dhënë tutori i tij, bajraktari i tij Berisha, që ai të arrinte aty që të mos realizonte aleancën, tha prof. dr Ago Nezha. Në emër të drejtuesve të larguar nga AK-së, Dashamir Uruçi, sekretar për Ekonominë në AK, në deklaratën e përbashkët për median akuzoi Kreshnik Spahiun, si njeriun që ka monopolizuar këtë forcë politike, duke shpërfillur në mënyrë konstante forumet drejtuese.

U bëjmë thirrje atyre që kanë mbetur, që të ikin edhe ata dhe të ndahen me të keqen. Udhëheqja kuqezi ka rënë në duar të pista që kanë zvenitur luftën tonë për kauzën kombëtare të shqiptarëve. Në rrugën e zgjedhur nga Spahiu për të dalë i vetëm në zgjedhje është vënë në rrezik vetë ekzistenca e partisë dhe kauza e saj. I bëjmë thirrje elektoratit dhe anëtarësisë së partisë që të jenë vigjilentë ndaj një individi problematik dhe të padenjë për të drejtuar misionin patriotik, tha Uruçi. Ndërsa ka pasur një reagim nga sekretari për Çështjet Ndërkombëtare, Lisen Bashkurti i AK-së bëri thirrje për heqjen dorë përçarjes së partive. Aleanca Kuqezi i bën apel të gjithë liderëve politikë dhe mediave të tyre kryesore që të jenë të vetëpërmbajtur ndaj njëri-tjetrit.

Të heqin dorë nga përbaltjet, fyerjet dhe shpifjet si dhe nga manipulimi mediatik për arsye personale dhe politike.

Historikisht, sistemet dhe politikat autokratike dhe diktatoriale kanë përdorur parimin përça dhe sundo për të shkatërruar frymën opozitare dhe për të përjetësuar diktatorët, tha Bashkurti.

8 sekretarë

Nga AK-ja janë larguar zyrtarisht 8 sekretarë politikë, drejtues të departamenteve kryesore. Kjo solli dhe shkrirjen e këtyre strukturave

Grupi i të larguarve, Nezha: AK, parti private e Spahiut burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›