E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda Taci ne prokurori

Per kontrabanden e karburanteve task forca ne prokurorine e Tiranes ka thirrur edhe presidentin e kompanise Taci Oil si aksioneri kryesor i Armo.

Rezart Taci u thirr ne cilesine e personit qe mund te kete dijeni mbi hetimet qe po kryen kjo prokurori pas akuzave qe ngriti ish-ministri Dritan Prifti per kontrabanden e karburanteve.

Taci ka deshmuar per me shume se 1 ore e gjysme ne prokurori ne lidhje me akuzat e ngritura ne publik nga Prifti por ai nuk dha asnje deklarate per mediat pas daljes se tij nga prokuroria.

Task forca e prokurorise se Tiranes ka kryer disa veprime edhe ne kompanine Armo qe drejtohet nga Taci ku eshte sekuestruar nje mori dokumentacionesh ne lidhje me hetimin qe po kryhet.

Taci eshte personi i dyte publik qe pyetet pas ish-ministrit Prifti. Hetimet per kontrabanden e naftes Virgin nisen javen qe shkoi pas akuzave qe Dritan Prifti beri publike ne emisionin Top Story ne Top Channel.

Ne fund te javes se kaluar prokuroria mori ne pyetje edhe vete ish-ministrin e Ekonomise i cili ka akuzuar disa persona qe mbajne poste te larta ne administrate perfshire ketu nendrejtorin e pergjithshem te policise Agron Kulicaj.

Nderkohe Rezart Taci ka nje proces ende te hapur ne gjykate per dhunen ndaj gazetarit Mero Baze qe kishte denoncuar ne mjaft artikuj kreun e Armo per aferat me naften Virgin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›