Gjendet i vrare ne pyll i riu

Por policia nuk dha asnje njoftim zyrtar se kush eshte i riu cfare aktiviteti kishte ai me pare apo a ishte person i skeduar pavaresisht se keto te dhena nuk perbejne sekret hetimor.
Referuar burimeve jozyrtare mesohet se 22 vjecari ishte djale i vetem. Ai eshte me origjine nga Burreli dhe pavaresisht se gjendja civile e tij ndodhej nen territorin qe mbulon komisariati numer kater ai se bashku me familjen e tij rezulton te jete banor ne afersi te Kasharit zone qe mbulohet nga komisariati numer 6.
I riu kishte pak kohe qe ishte ndare nga e fejuara por burimet nuk saktesojne nese viktima ka patur ne vijim konflikte me familjen e vajzes.
Te kontaktuar nga TCH per kete krim te rende drejtues te seksionit te krimeve kunder jetes dhe shendetit ne policine e Tiranes se bashku me drejtues te tjere te komisariatit qe mbulon vendin ku u gjet viktima deklaruan se nuk kishin dijeni per nje ngjarje te tille.
Burimet thane se i riu pas largimit nga banesa nuk ka komunikuar me ndonje nga te afermit e tij nderkohe qe trupi i tij eshte gjetur disa dhjetra metra larg aksit nacional Tirane-Elbasan ne Krrabe.
Burimet jozyrtare te grupit hetimor pohuan se ka dyshime qe 22 vjecari te jete rrembyer te jete vrare me arme zjarri diku tjeter e mandej te jete hedhur ne nje nga zonat me shkurre te malit te Krrabes ku dhe u gjet nga banore te zones.
Paraprakisht policia nuk ka asnje piste dhe asnje te dhene per kete ekzekutim pervec te dhenave te mbledhura nga ekspertet ne vendin ku u gjet trupi i Shkelqim Nozlit.
Sipas policise ai ishte perfshire ne nje konflikt per ceshtje tokash ne Kashar. Megjithate asnje version nuk eshte ende zyrtar.
Kater vjet me pare nje 19 vjecar u rrembye dhe u vra nga tre bashkemoshatare te tij per nje borxh qesharak prej vetem 15 mije lekesh nderkohe qe trupi i tij u gjet shume larg vendit te krimit i hedhur prane depove ushtarake ne afersi te Dajtit.