Marlen Ditrih, e para në Trotuarin e Yjeve
Prej disa ditësh ka nisur festivali i Filmit në Berlin, dhe për të shënuar 60-vjetorin e tij në kryeqytetin gjerman u krijua Trotuari i Yjeve. Në zemër të rrugës Potsdamer, pranë Pallatit Berlinale, kryebashkiaku i Berlinit Klaus Uouereit dhe drejtori i festivalit Dieter Kosslick zbuluan yllin e parë të artë në nder të aktores gjermane Marlen Ditrih. Ndërkaq që organizatorët bëjnë të ditur se kanë në plan të vendosin rreth 200 yje gjatë vitit që vjen. Ndërkohë që ky festival ka
filluar në datë 11 shkurt dhe brenda tij marrin pjesë si filma të Hollivudit me buxhet të madh, ashtu edhe filma të regjisorëve të pavarur. Ndërsa filmi që hapi siparin e këtij evenimenti të rëndësishëm artistik ishte realizimi i regjisorit kinez, Vang Kuanan. Festivali do të zgjasë 10 ditë kurse juria drejtohet nga regjisori gjerman, Verner Hercog, ndërsa dy çmimet kryesore të festivalit janë Ariu i Artë dhe Ariu i Argjendtë. Ndërkaq, ditën e dytë u shfaq premiera e filmit Ghost uriter e regjisorit Roman Polanski, i cili aktualisht gjendet në arrest shtëpiak në Zvicër, për shkak të akuzave nga drejtësia amerikane.