Vlora pa ujë të pijshëm, shkak defekti në linjën përcjellëse
Qyteti i Vlorës ka qenë pa ujë të pijshëm ditën e djeshme. Një defekt i rëndë në linjën e tensionit përcjellës të qytetit ka bërë mos funksioninimin e pompave të ujësjellësit dhe gjithë qyteti është gdhirë pa ujë të pijshëm. Ndonëse është punuar gjatë gjithë ditës për riparimin e defektit, asgjë nuk është bërë dhe deri në orët e vona të mbrëmjes qyteti është pa ujë të pijshëm. Problemi i mungesës së energjisë në qytetin bregdetar është bërë pothuajse i përditshëm
dhe lagje të tëra gdhihen dy apo tre ditë në javë pa energji por më e keqja është se çdo ankesë nga banorët është e kotë sepse askush në OSSH e qytetit nuk I merr parasysh këto ankesa duke u justifikuar me një përgjigje tashmë shabllone: e kemi bërë problem situatën në Tiranë dhe presin zgjidhje prej andej, ndërkohë që mesa duket Tiranë as do tja dijë për këto probleme. Banorë të qytetit shprehen se kaq mungesa energjie në qytet nuk janë ndjerë as në vitin e mbrapshtë 1997. V. Sako