Marnak: Zgjidhja politike shmang dhunën në veri

Marnak është shprehur i gatshëm, që si shef i EULEX-it për aq kohë sa i është vazhduar mandati të bartë sa më shumë përgjegjësi shtesë tek institucionet e Kosovës, në fushën e sundimit të ligjit.
Sipas tij, ka potenciale si nga vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët që të bëhet edhe më shumë se që është bërë deri më tani.
“Nga mungesa e zgjidhjes politike në veri, mund të presim që tensionet, nëse jo edhe dhuna, të vazhdojë. Pra, në veri ne duhet të punojmë se për ndërkombëtarët dhe Prishtinën përgjegjësia është e përzier. Shpresojë dhe bëjë thirrje të fuqishme për një qasje politike që do të bëjë zgjidhje”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova ka bërë përmirësime shumë të mëdha, por që, sipas tij, është e qartë se ka ende ka fusha, në të cilat përmirësimet janë të nevojshme.
Marnak ka thënë se sektori i drejtësisë ka mbetur prapa, andaj ai ka propozuar plotësim të legjislacionit adekuat në këtë fushë dhe më pas edhe zbatim të përpiktë të tij.
“Sektori i drejtësisë, në shumë fusha, ende ka mbetur prapa, mirëpo pritjet dhe premtimet ekzistojnë dhe vazhdimisht duke punuar së bashku më Hajredin Kuçin. Ju them se po punojmë shumë në këtë çështje. Sektori i drejtësisë ka nevojë për më shumë mbështetje dhe me një përpjekje më të gjatë si çdo demokraci e re. Mendojë se ka dy fusha ku Kosova duhet të përqendrohet dhe shumë haptas ua them, një fushë kyçe është aprovimi i legjislacionit përkatës në mënyrë që baza ligjore të konsolidohet në Kosovë, kështu që u hap rrugën shumë çështjeve për zhvillimin ekonomik. E dyta po kaq e rëndësishme është përkushtimi për zbatimin e asaj kornize legjislative. Këto janë dy çështjet që duhet theksuar në çdo diskutim në lidhje me sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë ai.
Marnak ka thënë se rikonfigurimi i mandatit të EULEX-it dhe mbështetja e të gjitha palëve për këtë rikonfigurim është tregues i qartë se ata kanë qenë të përkushtuar deri më tani. (Kosovapress)