Marok, mbreti viziton Marrakeshin
Mbreti Mohammed VI i Marokut ka arritur sot në Marrakesh, qytetin turistik që u godit të enjten nga një atentat i përgjakshëm që shkaktoi 16 viktima, midis të cilëve edhe shtate francezë.
Mbreti do të vizitojë të plagosurit në spitalin e qytetit. Autoritetet marokene mendojnë se atentati ishte vepër e Al Kaedës.