“Most” ndihmon qytetarët në verifikimin e të dhënave

Shoqata qytetare “Most”, sot ka filluar një aksion përmes së cilës, qytetarëve u mundëson verifikimin e të dhënave në listën zgjedhore.
“Qëllimi i aksionit është ngritja e ndërgjegjes së qytetarëve për të drejtat e tyre dhe obligimeve qytetare për verifikimin e të dhënave të tyre në listën zgjedhore", deklaroi Darko Aleksov, drejtori ekzekutiv i organizatës qytetare “Most”.
Sipas tij, ky organizim dëshiron që numri më i madh i qytetarëve t`i verifikojë të dhënat e veta përmes faqes së internetit.