E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marokenët shprehen për ndryshime kushtetuese

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 18:00

Marokenët me shumicë absolute janë shprehur për një kushtetutë të re.

Siç informoi Ministria e Brendshme, mbi 98 për qind e qytetarëve me të drejtë vote votuan në një referendum popullor për reformat e propozuara nga Mbreti Mohamedi i VI-të.

Në referendum kanë marrë pjesë gati 73 për qind e elektoratit. Ndryshimi i kushtetutës, për të cilën u votua në referendum, parasheh pakësimin e pushtetit të monarkut dhe kalimin e një pjese të kompetencave tek qeveria në Rabat.

Megjithatë, mbreti i Marokut edhe më tej do të jetë kryekomandant i ushtrisë, do të mund të shpërndajë parlamentin dhe do ta ketë fjalën e fundit në çështjet e fesë dhe drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›