E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maroni: Shqipëria meriton heqjen e regjimit të vizave

Ministri italian u shpreh i sigurte se regjimi i vizave për Shqipërinë do të hiqet gjatë vitit të ardhshëm, ashtu siç u veprua me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

“Nuk shoh asnjë pengesë në vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave, por vonesa vjen edhe nga burokracitë e BE-së”, deklaroi Maroni.

Ai shprehu kënaqësinë e Italisë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke shtuar se këto raporte luajën një rol të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›