Antikorrupsioni, Shqipëria zbret 10 vende
18/11/2009 Raporti i “Transparency International”
Beteja antikorrupsion mbetet një sfidë për qeverinë, Parlamentin, gjyqësorin dhe institucionet e tjera të administratës publike. Përfundimi është nxjerrë nga “Transparency Internacional” pas publikimit të raportit të saj vjetor, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e 95-të për nivelin e korrupsionit në vitin 2009, duke humbur në këtë mënyrë 10 vende nga një vit më parë. Shqipëria shënon 3.2 pikë në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2009, nga 3.4 që ishte për vitin 2008. Sipas këtij raporti, vendi ynë është pas vendeve të tjera të rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Greqia apo Maqedonia, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën. Sipas raportit, kjo betejë është gjithashtu një sfidë për medien e pavarur dhe shoqërinë civile në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian. “Zbatimi i strategjisë antikorrupsion nga ana e qeverisë, reformimi i gjyqësorit dhe dalja nga apatia e mosndëshkimit ligjor të rasteve korruptive janë sfidë e madhe për politikën dhe pushtetin gjyqësor. Transparenca financiare e partive politike mbetet një problem veçanërisht serioz për funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Çështjet e dyshuara për korrupsion vënë në sfidë pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit”, - thuhet në raport. Në vendet e para në listën prej 180 shtetesh renditen Zelanda e Re, Danimarka, Singapori dhe Suedia, me nivelin më të ulët të korrupsionit. Ndërkohë Shqipëria mbetet para vendeve afrikane, si Ruanda, Maroku, ndërsa në fund të listës renditen Afganistani dhe Somalia.
Rajoni
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2009 tregon se korrupsioni mbetet një sfidë serioze për të gjithë rajonin. Të gjitha shtetet e rajonit kanë marrë një notë më pak se 5 (nga 10 pikë të mundshme), duke treguar se ato përballen me një perceptim të lartë mbi korrupsionin në sektorin publik. Në Evropën Juglindore pjesëmarrja e pritshme në Bashkimin Evropian nuk ka ndikuar si një faktor kryesor për të nxitur përpjekjet antikorrupsion. Fakti që në vitin 2008 një fond i konsiderueshëm i BE-së, i parashikuar për Bullgarinë, u pezullua për shkak të mungesës së progresit në reformat antikorrupsion dhe në drejtësi, tregon sse Komisioni Evropian ka forcuar pozicionin e tij në kërkesat për reforma. Gjithashtu nuk është koincidencë që toni i raportprogresit të BE-së për vendet kandidate, i publikuar në tetor 2009, reflekton në një masë të gjerë renditjen e CPI-së.
Tahiri: Qeveria, korrupsion mafioz
Partia Socialiste lëshoi dje një sërë akuzash për qeverinë “Berisha”, e kjo për shkak të vlerësimeve që dha raporti i “Transparency International” për vendin tonë. “Raporti i Transparency International mbi indeksin e korrupsionit në Shqipëri vërteton shqetësimet e vazhdueshme të shprehura nga media, opinioni publik, organizatat e shoqërisë civile, nga partnerët tanë ndërkombëtarë e po kështu nga Partia Socialiste mbi përhapjen dramatike të korrupsionit në vendin tonë dhe pamundësinë, paaftësinë e mungesën e vullnetit të qeverisë së Sali Berishës për ta luftuar atë”, - u shpreh deputeti socialist Sajmir Tahiri. Referuar po këtij raporti, ai vërejti se “Shqipëria e Saliut, Shkëlzenit, Argitës, Fazlliçit, Delijorgjit, Rrahmanit, Lulëzim Bashës, Sokol Olldashit, Fatmir Mediut, Fari Balliut dhe e tufës mafioze, që sot qeveris në republikën personale e familjare të Sali Berishës, ka degraduar në spiralen e rrezikshme të korrupsionit elitar për shkak të atyre që sot gjenden të veshur me imunitetin familjar, ministror e parlamentar e që komandohen e mbrohen prej Sali Berishës”.
Erla Mëhilli
PD ka fajësuar kreun e bashkisë së Tiranës për nivelin e korupsionit në Shqipëri. “Informojmë shqiptarët se shkaku kryesor i kësaj rënie qëndron në: Qytezën Rama – Delijorgji me 51 pallate. Në praktikën më korruptive në planet të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008 ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70% të lejeve të ndërtimit . Qëndron në procedurën e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilin Edi Rama renditet i 173 në botë me afatin rekord 399 ditë. Këtu qëndron dhe shkaku kryesor i uljes së pikëve mbasi lejet e ndërtimit në vlerësimin e korrupsionit kanë peshën specifike më të lartë se të gjitha proceset e tjera.
Fatmirësisht kjo praktikë korruptive merr fund dhe Shqipëria do të ngjisë me shpejtësi shkallët e suksesit, mbasi në muajt e ardhshëm hyn në fuqi “Ligji i ri i Urbanistikës” që përcakton afatin 45 ditor për dhënien e një leje dhe parimin “heshtja është miratim”