E Diel, 1 Nëntor 2026

Marovic: Mali i Zi nen presion per ta njohur Kosoven

Nenkryetari i partise ne pushtet ne Mal te Zi, Svetozar Marovic ka deklaruar se Mali i Zi ndodhet nen presion per ta njohur pavaresine e Kosoves. Ne nje interviste per Televizionin e Malit te Zi, Marovic, nenkryetar i Partise Demokratike te Socialisteve (DPS), ka thene dje se ceshtja e Kosoves eshte shume e ndjeshme dhe se nuk ka afate te caktuara se kur Mali i Zi duhet te deklarohet per pavaresine e Kosoves. Megjithate, ai wshtw shprehur se ka presione, ndersa ka shtuar se nga pushteti nuk mund te pritet qe ceshtja e Kosoves te vihet ne peshoje me ceshtjen e integrimeve evropiane. Kjo, sipas tij, do te thote se "Mali i Zi sigurisht se do te vihet ne nje pozite kur duhet te zgjedhe se cka eshte me e rendesishme per te, te shkoje drejt Evropes dhe anetaresimit te plote ne institucionet evropiane, apo te vihet ne nje situate kur ato prioritete, qe jane synim i Malit te Zi, ndoshta per momentin t'i vendose ne plan te dyte", theksoi Marovic.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›