Paneta Shkurtimet ne mbrojtje mund te kene pasoja

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta paralajmeroi se shkurtimi i buxhetit te mbrojtjes mund te kete pasoja tek aftesia e forcave te armatosura per tu modernizuar.
Sekretari Paneta mbajti nje fjalim sot ne Uashington para Shoqates se Ushtrise se Shteteve te Bashkuara nje grup ky qe mbeshtet interesat e ushtareve. Ai tha se shkurtimet ne buxhet do te rezultonin ne nje force me te vogel ushtarake. Ai paralajmeroi qe Shtetet e Bashkuara nuk duhet te perserisin gabimet e se kaluares dhe te lejojne qe shkurtimet e buxhetit te ushtrise te rezultojne ne nje ushtri me te dobet.
Zoti Paneta vuri ne dukje se pritet qe Departamenti i Mbrojtjes te ule shpenzimet e planifikuara me mbi 450 miliarde dollaresh per dekaden e ardhshme. Ai tha se forcat e armatosura duhet te mbeten te afta per tu perballur me nje sere kercenimesh.