Komandanti i larte ushtarak amerikan shikon ne ceshjtet e udheheqjes lidhur me vrasjet ne Afganistan

Ndaj rreshterit te ushtrise amerikane Robert Bales jane ngritur 17 akuza per vrasje te paramenduara. Zyrtaret thone se hetimet lidhur me vdekjet vazhdojne perfshi shqyrtimin e klimes ne komande ne njesine ku sherbente Bales per te pare se cfare faktoresh mund te kene kontribuar per vrasjet ne provincen e Kandaharit ne Afganistanin jugor.
Duke folur per gazetaret ne Pentagon gjenerali Allen sugjeroi se nje hetim i plote po zhvillohej pas incidenteve te renda perfshi djegien e paqellimte kohet e fundit te kopjeve te Kuranit nga ushtria amerikane dhe nje video qe qarkulloi me heret qe tregonte marinsat amerikan qe urinonin mbi kufomat afgane.
Secila prej ketyre ishte deshtim ne udheheqje ne nje forme apo tjeter.
Gjenerali po i jep fund nje vizite ne Washington ku ai eshte perballur me pyetje te veshtira nga ligjvenesit dhe te tjere lidhur me efikasitetin e perpjekjeve dhjete vjecare te ushtrise amerikane ne Afganistan. Ai po ashtu u perball me pyetjet se nese dislokimet e shumfishta dhe stresi i luftes ne konflikt kane qene burim problemesh.
Ne citimet e tij te henen gjenerali tha se shumica e oficerve ne forca jane tejet te trajnuar.
Turnete e perseritura ne Afganistan dhe para kesaj ne Irak nuk e zvogelojne ne thelb efikasitetin e forcave.
Rreshteri Bales ishte dislokuar per te katerten here pas tre turneve ne Irak ku raportet thone se ai pesoi nje demtim ne tru.
Gjenerali Allen nuk trajtoi specifikisht disa nga raportet qe kane qarkulluar rreth rreshterit Bales perfshi ato qe thone se ai mund te kishte qene duke pire para se te largohej nga baza e tij per sic thuhet sulmuar fshataret nderkohe qe ata flinin.
Gjenerali Allen tha se ai do te shikoje nga afer ate qe ai tha se eshte nje hetim shume i plote.
Forcat amerikane kane paguar kompensim per familjet e te vrareve dhe te plagosurve ne sulmin ne fjale.
Ushtari Bales po mbahet ne nje burg ushtarak ne shtetin e Kansasit.